Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARDHËSÍR/Ë,~A f. 1. Bardhësi. Bardhësirë e pafund.
2. Agu i dritës, zbardhëllimi. Ra bardhësira.
3. Të qenët i zbehtë, zbehtësi, verdhësi.
✱Sin.: ag, zbardhëllim, zbehtësi, verdhësi.
ZBARDHËLLÍM,~I m. 1. Të qenët i bardhë e i ndritshëm, vetia e diçkaje të bardhë, bardhësi; ndriçim, vezullim. Zbardhëllimi i dëborës. Zbardhëllimi i dritës. Zbardhëllimi i mureve (i rrobave). Zbardhëllimi i dhëmbëve.
2. Agu i ditës, drita e bardheme e mëngjesit. Zbardhëllim i vagëlluar. Zbardhëllimi i mëngjesit (i ditës). Drita e zbardhëllimit. U ngrit që në zbardhëllim.
✱Sin.: zbardhje, zbardhëllimë, ag, agim, agmi, agullimë, bardhëllimë, lëbardhë, bardhësirë, bardhësi, ndriçim, shkëlqim, vezullim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë