Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARBARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Egërsi prej barbari, qëndrim i pamëshirshëm e mizor, shkatërrim e shtypje çnjerëzore; mizori, egërsi, vandalizëm. Barbari fashiste. Mishërim i barbarisë. Gjendje barbarie. Arriti deri në barbari.
2. kryes. sh. Vepër barbare, mizori, barbarizëm. Ka bërë shumë barbari (armiku). Akte barbarie. Martirët e barbarisë.
3. hist. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë.
✱Sin.: mizori, egërsi, barbarizëm, vandalizëm.
BARBARÍZ/ËM,~MIII m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë e huaj e panevojshme në gjuhën amtare. Barbarizëm gjuhësor. Hyrja e barbarizmave. Pastrimi i barbarizmave nga ligjërimi. Lufta ndaj barbarizmave. Të pandikuar (të zhveshur) nga barbarizmat gjuhësorë. Sa më pak barbarizma.
SADIZ/ËM,~MI m. 1. mjek. Çrregullim psikik kur epshi seksual kënaqet duke i shkaktuar tjetrit dhembje ose mundime. Vuan nga sadizmi.
2. Prirje e sëmurë për të ndier kënaqësi kur u shkakton të tjerëve vuajtje e mundime të mëdha; egërsi e stërholluar. Sadizëm i shfrenuar. Efektet e brendshme të sadizmit. Egërsi që arrin deri në sadizëm. Sadizmi mund të lidhet me këtë formë veprimi.
✱Sin.: mizori, barbarizëm, vandalizëm, plojë.
TEJVENDÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET gjuh. Ndërkëmbim shkronjash në një fjalë, i cili përbën një gabim të madh drejtshkrimi, kur nuk shkruhet për arsye stilistike; përmbysje, vendosje e përkundërt e një fjale, barbarizëm, p.sh.: “*ulan” për luan, “*feka” për kafe.
VANDALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i monumenteve të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me vrasje e mizori; veprim i egër e barbar, sjellje prej vandali; barbarizëm, mizori. Vandalizmat e pushtuesve. Veprime (akte) vandalizmi. Bënë vandalizma. Vandalizmat e shovinistëve.
✱Sin.: barbari, kërdi, tirani, plojë, egërsi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë