Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BARBARÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Egërsi prej barbari, qëndrim i pamëshirshëm e mizor, shkatërrim e shtypje çnjerëzore; mizori, egërsi, vandalizëm. Barbari fashiste. Mishërim i barbarisë. Gjendje barbarie. Arriti deri në barbari.
2. kryes. sh. Vepër barbare, mizori, barbarizëm. Ka bërë shumë barbari (armiku). Akte barbarie. Martirët e barbarisë.
3. hist. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë.
✱Sin.: mizori, egërsi, barbarizëm, vandalizëm.
BARBARÍZ/ËM,~MII m. sh. ~MA, ~MAT 1. Veprim i egër, i pamëshirshëm e çnjerëzor, sjellje prej barbari, mizori, barbari. Barbarizmi më i egër. Barbarizma çnjerëzorë. Barbarizmat e pushtuesit. Barbarizmat e nazistëve. Bënë shumë barbarizma. Për të ndaluar barbarizmat. Të lënduar nga barbarizmat.
2. vet. nj. Barbari1.
VANDALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i monumenteve të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me vrasje e mizori; veprim i egër e barbar, sjellje prej vandali; barbarizëm, mizori. Vandalizmat e pushtuesve. Veprime (akte) vandalizmi. Bënë vandalizma. Vandalizmat e shovinistëve.
✱Sin.: barbari, kërdi, tirani, plojë, egërsi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë