Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AQÁNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Barabrinjës. Trekëndësh i aqanshëm. Shumëkëndësh i aqanshëm.
BARABRÍNJËS,~E mb., gjeom. Që i ka brinjët të barabarta (për figurat gjeometrike, kryesisht për trekëndëshin); brinjënjëshëm. Trekëndësh barabrinjës. Kon barabrinjës. Shumëkëndësh barabrinjës.
BARABRINJËSÍ,~A f., gjeom. Të qenët barabrinjës, të pasurit brinjë të barabarta. Barabrinjësia e trekëndëshave.
BRINJËNJËSH/ËM,~ME mb., gjeom. Që i ka brinjët me gjatësi të barabartë, barabrinjës; kund. brinjëndryshëm. Trekëndësh brinjënjëshëm. Figurë brinjënjëshme.
DÉLT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. gjeogr. Rrafshulët në trajtë trekëndëshi në grykën e derdhjes së një lumi të madh, e formuar nga lymi e nga lëndët e tjera që sjell ai dhe që përshkohet nga disa degëzime të tij. Deltë e gjerë. Deltë moçalore (kënetore). Delta e Drinit (e Matit, e Bunës).
2. mat. Shkronja e katërt e alfabetit të greqishtes (∆, δ), që përdoret si shenjë a simbol në matematikë etj.
3. Send në trajtë trekëndëshi barabrinjës.
JOBARABRÍNJËS,~E mb. Që nuk është barabrinjës; kund. barabrinjës. Trekëndësh jobarabrinjës.
TREKË́NDËSH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. gjeom. Figurë gjeometrike, që ka tri brinjë e tri kënde. Trekëndësh barabrinjës (dybrinjënjëshëm). Trekëndësh i brendashkruar. Trekëndësh kënddrejtë (këndngushtë). Sipërfaqja e trekëndëshit. Baza (lartësia) e trekëndëshit. Kulmet e trekëndëshit. Katetet dhe hipotenuza e trekëndëshit.
2. Send a pjesë e diçkaje që ka tri brinjë dhe tri kënde ose një trajtë të tillë a të ngjashme. Trekëndëshi i murit ballësor të çatisë. Formojnë një trekëndësh. Heq vija me trekëndësh heq vija me një vizore me tri brinjë. Shënoi gol në trekëndëshin e portës (sport.).
3. elektr. Lidhje kryesore në aparatet elektrike me rrymë të ndryshueshme trefazore. Lidhje në trekëndësh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë