Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që banon vazhdimisht a gjatë në një vend (në një shtëpi, në një qytet, në një shtet etj.); banues, vendës. Banor i përhershëm (drejt.) person fizik me banim të përhershëm në një vend, pavarësisht nga shtetësia, që i gëzon të gjitha të drejtat e tij juridike e politike (p. sh. për të marrë pjesë në zgjedhje etj.). Banor i përkohshëm (drejt.) person fizik me banim të përkohshëm në një vend, i cili nuk mund t’i gëzojë disa të drejta si banori i përhershëm. Banorët e Shqipërisë. Banorët e lagjes (e rrugës). Banorët e qyteteve (e fshatrave). Banorët e bjeshkëve. Banorët e pyllit kafshët e shpendët e pyllit. Banorët e detit peshqit. Shtimi (pakësimi) i banorëve. Banorët e shpellave banorë të periudhave të hershme a primitive.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë