Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARBËRÉSH,~E mb. 1. Që banohet nga arbëreshët e shpërngulur prej tokave me shqiptarë në mesjetë; që ka të bëjë me arbëreshët, që është krijuar nga arbëreshët ose që është veti e arbëreshëve; i arbëreshëve. Krahinë arbëreshe. Fshat arbëresh. Ngulimet arbëreshe. Grua arbëreshe. Letërsia (poezia) arbëreshe. Të folmet arbëreshe. Kostum arbëresh. Shkrimtar (poet) arbëresh.
2. vjet. Shqiptar.
3. krahin. Që ka të bëjë me një pjesë të Labërisë së Vlorës, i arbëreshëve të Labërisë. Gra arbëreshe.
PAPOPULLÚAR (i, e) mb. Që nuk është i populluar me banorë të përhershëm; që nuk banohet nga njerëz e frymorë; që ka popullsi të rrallë; i pabanuar; kund. i populluar. Vend i papopulluar. Zonë e papopulluar.
POPULLÚAR (i, e) mb. 1. Që banohet nga njerëzit. Bregdet i populluar. Krahinë e populluar. Vende të populluara.
2. I tillë ku banojnë shumë njerëz, që ka popullsi të dendur. Lagje shumë e populluar.
3. biol. Që është i mbushur me qenie të gjalla. Ujëra të populluara.
✱Sin.: i popullzuar, i banuar, i zënë, i mbushur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë