Fjalori

Rezultate në përkufizime për “banjëzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BANJËZIM

BANJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET spec., tek. Veprimi kur banjëzoj diçka; zhytje në një lëngposaçëm e kafshëve ose e bimëve për t’i dezinfektuar a për t’i mjekuar. Banjëzimi i bagëtive. Banjëzimi i fidanëve. Gropa e banjëzimit. Govatë banjëzimi. Mjekim me banjëzim. Bëj banjëzimin.

BANJËZOJ

BANJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR zooveter., bujq., kal. Zhyt në një lëngposaçëm kafshë ose bimë për t'i dezinfektuar, për t'i mjekuar etj. Banjëzoj bagëtinë (delet). Banjëzoj fidanët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.