Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bandit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BANDIT

BANDÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. 1. Njerivret e pret dhe plaçkitmënyrëegër e të pamëshirshme; hajdut e keqbërës; drejt. pjesëtar i një bande kriminelësh; gangster. Bandit i armatosur. Veprim prej banditi. Komandant banditësh. Strehues i banditëve. Punë banditësh. Grup banditësh. I kapën banditët. S’kishte lidhje me banditët.
Sin.: kriminel, vrasës, katil.

CUB

CUB,~II m. sh. ~A, ~AT 1. vjet. Ai që del malit dhe dëshironrrojë i vetëm dhe i lirë; kaçak. Doli cub. Cub i cubit. Cub e trim i çartur. E njihnin si burrë trim dhe cub të përmendur. Cub malesh. Trembëdhjetë cuba të Cetinës.
2. fig. Ai që përvetëson pa të drejtë diçkadikujt tjetër. Hájni e cubi janëposte qeveritare. Vjen me mendësinë e cubit. Do të jenë sërishrolin e cubit.
3. fig., keq. Ai që ka sjelljepamoralshme (si gangster). Bëjnë cubin me ligjin e shtetit. Bën cubin në Parlament.
Sin.: kusar, hajdut, hajn, cubel, kaçak, vjedhës, bandit.

GANGSTER

GANGSTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i bandave të kriminelëve; kriminel, vrasës i pamëshirshëm. Bandë gangsterësh. Filma me gangsterë.
Sin.: gango, bandit, kriminel.

HU

HU,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Dru i fortë, i gjatë e me majë, që ngulettokë dhe shërben për të mbajtur gardhin ose për diçka tjetër; shkop i trashë e i gjatë, dajak. Hu i trashë. Hu gardhi. Hunjtë e domateve (e fasuleve). Hu ahu (pishe, dëllinje). Është i gjatë si hu. E qëlloi (e goditi, e rrahu) me hu. I ra me hu kokës. Nuk mbahet gardhi me një hu.(fj. u.).
2. fig. Rahje me këtë dru, dajak.
3. fig. Njeri i trashë nga mendja, njeri i pagdhendur, që s'merr vesh as kupton; budalla, gdhe. Hu gardhi. Hyri hu e doli dru.
4. si mb., fig. është i trashë nga mendja e i pagdhendur. E ka mendjen hu. Është hu (nga mendja).
5. si ndajf. Fillikat, pa njeri. Mbeti hu tërë jetën.
6. euf. Organ seksual i mashkullit.
Sin.: dru, shul, shkop, dajak, kërbaç, zdap, budalla, gdhe, i trashë, i pagdhendur, torollak, trudalë, teveqel, idiot, vetëm, fill, fillikat, fillthi.
E bëri për hu qeni (dikë) keq. e poshtëroi, e zhvleftësoi paratjerëve; ia nxori bojën (dikujt); ia mori erzin (dikujt). E bën mendjen hu (dikush) nuk kupton; nuk bindet me të mirë; nuk do që të kuptojë; nuk ha arsye; s’ha (s’merr) pykë; s’lëshon ashkël; s’lidhet as për bishti e as për krye. I doli hurimajëkokës (dikujt) ka shkalluar e është bërë i paturpshëm; nuk ndien fare, nuk preket, nuk skuqet, s’do t’ia dijë; i ka plasur cipa (e ballit). Dy (tre, shtatë, dhjetë) hunj e një purtekë shpejt e pa kujdes; jo mirë; shpejt e shpejt; shkel e shko; dy ujë e një oriz. Hu gardhi mospërf. 1. Njeri i trashë nga mendja dhe i pagdhendur, njeri që s’merr vesh, budalla, gdhe që s’e pyet e s’e përfill askush; e ka mendjen hu (dikush). 2. Njeri i shastisur krejt ngaqë s’kupton se ç’bëhet, që nuk thotë dot asnjë fjalë a s’di si të veprojë para një të papriture; njeri i shtangur, i ngrirë. Hu më hu keq. shih bregbreg keq. I hurit e i litarit (dikush) hajdut, kriminel e mizor; keqbërës i papërmbajtur, bandit i pamëshirshëm. Hu i shkulur njeri pa punë e pa shtëpi, që nuk është ngulur në një vend e bën jetëpasigurt; gardh i shkulur; degë pa rrënjë. Hu pa thupra mospërf. shih njeri pa njeri. Ose hu, ose thupër ose i mirë, i fortë e me vlerë, ose i keq, i dobët e pa vlerë; ose kudhër ose çekan. E ka mendjen hu (dikush) është i trashë nga mendja; nuk kupton, nuk merr vesh, është gdhe; (është) hu gardhi. I dha (i hoqi) një hu (një *dru) të mirë (të shëndoshë) (dikujt). Nuk lidhet (nuk ngulet) në një hu (dikush) është i lëkundshëm, merr herë një anë e herë anën tjetër, është i paqëndrueshëm; s’i mbahet fjalës a premtimit të dhënë. S'lidhet as në hu e as në mullar (dikush) keq. shih e bën mendjen hu (dikush). Mban hurin në dorë (dikush) është inatçi e gjaknxehtë, është gati për t’u zënë me dikë; i rri maçokubisht (dikujt). Ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. 1. shih tund (luan) derën (dikush). 2. Tallet me të gjithë, thumbon shumë; e ka ves të thumbojë të tjerët. Ngul hunj e heq thupra (dikush) mospërf. shih ngul hunj e shkul hunj (dikush) mospërf. Një më hu e një më kërcu pa e menduar mirë, keq, pa kujdes; shkel e shko. Rri (mbeta) si hu gardhi. 1. Jam i shastisur krejt ngaqë s’kuptoj se ç’thuhet a ç’bëhet; s’mundthem asnjë fjalë a s’di si të veproj para një të papriture; jam i shtangur, kam ngrirë. 2. keq. Nuk punoj a nuk marr pjesë në një punë; rri si i ngrirë e pa interes për atë që thuhet a që bëhet. Më sa rri *sorra në dy hunj. Shkon *lloz e vjen hu (dikush) tall. E shtroi hu (dikë) e rrahu keq; e bëri për qepë e kripë; ia bëri kurrizin më të butë se barkun (dikujt). I vuri hunë (dikujt) përb. e dëboi, e përzuri me forcë; i tregoi vendin; e bëri def (dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.