Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚK/ËL,~LAI f. sh. ~LA, ~LAT zool. 1. (lat. Mustela nivalis; Mustela vulgaris) Kafshë e vogël mishngrënëse e familjes së kunadhes, me trup të hollë e të shkathët, me qime të murrme pak si të kuqërreme sipër e të bardha në bark; nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle. Më doli përpara një bukël. Disa popuj adhurojnë buklën. Hajmalitë i këndova, / Buklat-o ç’i shitova. (folk.).
2. (lat. Stromateus fiatola) Pëllëmbëza e detit, bukla e detit.
✱Sin.: nuselalë, nusebukur, nusël, nusëz, bishtafurkë, bishtafurkabukur, e mira, banderrë, larakuqe, furrëbubëz.
♦ U ka hyrë bukla. 1. U ka ardhur njeriu që duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj, ua ka zbuluar fajet. 2. Doli një shkak që të grinden e të përçahen; u ka hyrë gërnja. Të piftë bukla! mallk. vdeksh!
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë