Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bandazh”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BANDAZH

BANDÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Fashë1. Bandazh pëlhure (letre). Mbështjell me bandazh.
2. tek. Rreth prej metali ose prej gomevesh pjesëveçanta të një makine, rrotat e vagonëve etj., i bën këto më të forta e nuk i lë të hahen. Bandazhet e rrotave. Reparti i bandazheve. Mbështjell (shtrëngoj) me bandazhe.

FASHË

FÁSH/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Copë e hequr nga një pëlhurë, nga një stof, nga një lëkurë etj.; një copë e tillë e prerë si rrip, që shërben zakonisht për të lidhur diçka. Lidhi fashën prej stofi.
2. mjek. Rrip prej pëlhurehollë e të rrallë, që përdoret për të lidhur plagët. Zgjidh fashën. Fashapastra.
3. Diçka që ka trajtën e një rripingushtë. Një fashë drite i ra në sy.
Sin.: bandazh, bandë, pleng.
I ha fasha e kurrizit (dikujt) e kërkon vetëkeqen, kërkon shkak që të grindet e të bëjë sherr; i ha (i kruhet) kurrizi (shpina, rruaza); e heq brezin zvarrë (dikush); hahet me leckat e tij (dikush); e kërkon sherrin me qiri (dikush). I hoqi (ca) fasha (dikujt) e rrahu keq; e mundoi shumë, e sfiliti; i rropi (i hoqi, i mori) lëkurën. Ia mbylli gojën me fashë ia mbylli gojën, nuk e la të fliste.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.