Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur banalizoj diçka; humbja e vlerës së diçkaje duke e përsëritur jashtë mase, bërja banal; thjeshtëzim i tepruar; vulgarizim. Banalizimi i idesë. Banalizimi i bisedës. Lufta kundër banalizimeve. Për të mos rënë në banalizim.
2. Gjendja kur banalizohet diçka; heqja e idealeve a e synimeve të larta që ka dikush a diçka, paraqitja e diçkaje si e ulët, ulje. Banalizimi i luftës. Banalizimi i idealeve (i qëllimeve, i synimeve).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë