Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BALT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem me baltë; v. III lyhet a mbështillet me baltë. U baltuan fidanët për t’i mbjellë.
2. vetv. Më vjen shije e keqe në gojë, më bëhet goja baltë. Më është baltuar goja.
3. vetv., vet. v. III Merr shije si baltë; lë shije të keqe në gojë diçka. U baltua buka.
4. pës. e BALTÓJ.
BALTÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i ndotur a i fëlliqur me baltë; i përbaltur. Rroba të baltosura. Rrugë (udhë) të baltosura. Erdhi i lagur e i baltosur.
2. Që është i ngjeshur me këmbë e i bërë baltë. Arë e baltosur. Dheu i baltosur. Rrafshina të baltosura.
3. keq. I fyer, i poshtëruar, i njollosur. Ishin të baltosur.
✱Sin.: i baltuar, i ndotur, i fëlliqur, i përbaltur, i njollosur, i lerosur, i zhyer.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë