Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALUVIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET gjeol. Balta, zalli, rëra, zhavorri, argjila etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre: lyshtër; lymërishtë. Mbushet me aluvion. Fushë e mbuluar me aluvione. Ishte mbuluar me shtresë të trashë aluvioni.
✱Sin.: lyshtër, lymërishtë, lumishtë, zhavorr, baltishtë.
BATÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishte të kalbura; lerë, llucë, baltinë. Erë bataku. Si bualli në batak. U bë batak. Ngeci (ra) në batak.
2. fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me amullinë, me diçka të ulët e të ndyrë. Batak politik. Kur pështyjnë shumë, bëhet lumë, tek pështyjnë pak, bëhet batak. (fj. u.).
3. fig., keq. Njeri i ulët e i ndyrë, batakçi, mashtrues; përmb. fundërrinat e shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë.
✱Sin.: lerë, llucë, baltinë, baltak, batok, baltovinë, baltishtë, baltore, pellg, ligatë, batakçi, mashtrues, llum, fundërrinë.
♦ Ra në batak (dikush) u përzje me njerëz të këqij a në punë të fëlliqura; ra në baltë; ra në llum; kund. doli nga bataku. Doli nga bataku (dikush) shpëtoi duke u ndarë nga njerëz të këqij a duke dalë nga një punë e fëlliqur; doli (u ngrit) nga balta; kund. ra në batak (dikush). E futi në batak (dikë) shih e tërhoqi në baltë (dikë). E la në batak (dikë) shih e la në baltë (dikë). E nxori nga bataku (dikë) shih e nxori (e ngriti) nga balta (dikë). S’e nxjerr dot *çizmen nga bataku (nga lluca) (dikush) mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë