Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALTÍKAS,~I m. sh. ~, ~IT Banor vendës i vendeve baltike ose ai që e ka prejardhjen nga vendet baltike. Baltikasit kanë tipare të përbashkëta.
GJÚH/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjeti themelor e më i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet njerëzve përmes sistemit të tingujve të nyjëtuar, trajtave të fjalëve e rregullave për formimin e fjalëve dhe për lidhjen e tyre në fraza; sistem i krijuar e i zhvilluar historikisht, si një nga tiparet themelore të një etnie a të një kombi. Lindja (prejardhja) e gjuhës. Gjuha shqipe (amtare). Gjuha standarde forma zyrtare e gjuhës së një shteti, me norma të ngulitura e të përgjithshme në të shkruar e në të folur. Gjuhë inflektive (gjuh.) tip gjuhësh sintetike, në dallim nga gjuhët aglutinative, që përdorin morfema për të shënuar ndryshimet morfologjike, sintaktike ose semantike. Fjalori i gjuhës shqipe. Thyej gjuhën fitoj aftësi për të folur një gjuhë të huaj. Gjuhë e folur gjuhë që përdoret në bisedë të zakonshme; gjuhë e stilit bisedor. Gjuhë e huaj gjuhë që nuk është imja; gjuhë e një populli a kombi tjetër. Gjuhë e gjallë gjuhë në përdorim; gjuhë që flitet e përdoret ende. Gjuhë e shkruar paraqitje e gjuhës me anë të sistemeve të shkrimit. Gjuhë e vdekur gjuhë që nuk përdoret më në të folur. Gjuhë indoevropiane familje gjuhësh, që përfshin gjuhët, si: shqipja, indishtja, iranishtja, armenishtja, greqishtja, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët baltike, kelte etj. Gjuhë zyrtare gjuhë a dialekt me status ligjor të veçantë në një vend, shtet a krahinë, që përdoret në organet shtetërore e administrative.
2. Fjalët, mjetet gramatikore etj., që përdoren në të folur e në të shkruar sipas kërkesave e veçorive të një norme, të një fushe a të një gjinie; ligjërim, stil. Gjuhë bisedore. Gjuhë poetike. Gjuhë gazete. Gjuhë akademike. Gjuhë universale. Gjuhë tonike gjuhë si kinezishtja e disa gjuhë afrikane, në të cilat toni dallon kuptimet e fjalëve.
3. Mënyrë karakteristike e shprehjes së dikujt në të folur; tërësia e veçorive të përdorimit të mjeteve gjuhësore nga dikush a në një vepër, stil. Gjuhë e zhdërvjellët. Gjuha e shkrimtarit. Gjuha e romanit. Gjuha e dramës. Gjuhë shkencore.
4. edhe fig., Mjetet për të kumtuar, duke përdorur shenja të caktuara, tinguj, lëvizje etj.; mjete shprehëse që marrin një kuptim konvencional. Gjuha e gjesteve. Gjuha e pikturës. Gjuha e muzikës. Me gjuhën e shifrave. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimesh që zbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (kompjuterit). Gjuhë e algoritmit (inf.) gjuhë artificiale e krijuar për të shprehur algoritme. Gjuhë artificiale. Gjuhë shkencore gjuhë programimi e ndërtuar për formula dhe matrica matematikore. Gjuhë programimi (tek., inf.) gjuhë e ndërtuar nga një varg udhëzimesh, të quajtura kode të makinës, të shënuar me shifrat 1 dhe 0. Gjuhë e makinës (tek., inf.) kod udhëzimesh që zbatohen drejtpërdrejt nga procesori qendror i makinës (i kompjuterit). Gjuhë e ndërfaqes (tek., inf.) gjuhë që vendos komunikimin midis makinës dhe programeve të kompjuterit. Gjuhë e programuar (tek., inf.) gjuhë e koduar që përdor programuesi për të shkruar udhëzime të kuptueshme për kompjuterin. Gjuhë e reklamave gjuhë ose zhargon i posaçëm që përdoret për të bërë reklama të mallrave etj. Gjuhë e shenjave gjuhë që përdor shenja e lëvizje të trupit për të përcjellë një mendim, ndjenjë a gjendje.
5. Tingujt a lëvizjet e disa kafshëve dhe të shpendëve për komunikimin e thjeshtë instinktiv ndërmjet tyre. Gjuha e kafshëve. Gjuha e shpendëve. Gjuha e zogjve. Gjuha e bletëve.
6. bised. E folme, dialekt; të folur. E ka thyer gjuhën nuk flet më në të folmen e krahinës së vet.
7. Lënda e gjuhës; Gjuha shqipe si lëndë mësimore në shkollën e arsimit parauniversitar; teksti i kësaj lënde. Mësuesi i gjuhës. Libri i gjuhës. Ushtrimet e gjuhës. Mori dhjetë në gjuhë.
♦ Ia di gjuhën (dikujt) e njoh mirë, e di mirë ç’mendon a ç’qëllime ka. Flasin gjuhë të ndryshme nuk e kuptojnë njëri-tjetrin, nuk merren vesh. Gjejnë gjuhë të përbashkët arrijnë të merren vesh njëri me tjetrin, pajtohen në mendime e në veprime. E ktheu gjuhën e ndryshoi fjalën, ndërroi qëndrim.
INDOEVROPIÁN,~E mb., gjuh. Që bën pjesë në familjen e madhe të disa gjuhëve të afërta, ku përfshihen shqipja, indishtja, iranishtja, armenishtja, greqishtja, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët gjermanike, gjuhët sllave, gjuhët baltike, kelte etj.; që ka të bëjë me këto gjuhë, që është veçori e këtyre gjuhëve; që studion këto gjuhë. Gjuhët (e gjalla, e vdekura) indoevropiane. Shtresa indoevropiane e leksikut. Sistemi fonetik indoevropian. Familja e gjuhëve indoevropiane. Me prejardhje indoevropiane. Gjuhësia indoevropiane.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë