Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALSAMÓSUR (i, e) mb. I balsamuar. Trup i balsamosur. Lejlek (beng, skifter) i balsamosur. Insekte të balsamosura. Ruhet i balsamosur. U duk si i balsamosur. Shqiponjën tënde e kemi të balsamosur.
MÚMI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Kufomë njeriu e balsamosur a e tharë në mënyrë të tillë që të mos prishet për një kohë të gjatë. Mumie e vjetër. Mumiet e faraonëve. Mumiet e Egjiptit. I thatë si mumie. Rri si mumie rri pa lëvizur; rri si i ngrirë, sikur s’është i gjallë.
2. fig. Njeri, të cilit i mungon gjallëria, që mezi lëviz a që rri si i ngrirë. Është mumie.
MUMIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Balsamosje dhe më pas tharje e një kufome. Ekzistonte riti i mumifikimit të faraonëve.
2. Kufomë e balsamosur. Janë zbuluar mumifikime të shumta.
PABALSAMÓSUR (i, e) mb. Që nuk është i balsamosur; që nuk është balsamosur; kund. i balsamosur. Trupi i saj, ende i ngrohtë, i pabalsamosur, ishte aty.
RRËQÉBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT zool. 1. Kafshë e egër mishngrënëse e ngjashme me macen, me trup deri një metër të gjatë, me qime të butë, të dendur e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër. Lëkurë rrëqebulli. Rrëqebuj të balsamosur. Studioi një nga rrëqebujt e Ballkanit.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje rrëqebujsh. Rrëqebull amerikan. Rrëqebull Spanje. Rrëqebull shkretëtire.
✱Sin.: luqerbull, lubardhë.
♦ Iu bë rrëqebull iu ngjit pas dikujt, nuk i ndahet, iu qep pas.
SARKOFÁG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Arkë prej guri, mermeri etj. me kapak, ku vendoset trupi i të vdekurit për t'u varrosur ose për t'u ruajtur i balsamosur. Sarkofag egjiptian. Sarkofag i gdhendur. Sarkofag mermeri. Në Egjiptin e Lashtë, sarkofagët përfaqësonin mburojën e jashtme. Sarkofagët e Romës së Lashtë ishin të bërë prej metali, allçie ose guri gëlqeror.
✱Sin.: arkivol, qivur, sarg.
SHPEND,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Kafshë kurrizore me trup të mbuluar me pendë e me pupla, me dy krahë, me dy këmbë e me sqep, që bën vezë dhe që në përgjithësi mund të fluturojë; klasa e këtyre kafshëve. Shpendët shtëpiakë. Shpendët e egër. Shpendë shtegtarë (të përhershëm, endacakë). Shpendë ujës (uji). Shpend i balsamosur. Shpend deti. Shpend gjahu. Mish shpendësh. Plehu i shpendëve. Shtimi i shpendëve. Rritësit e shpendëve. Thertore shpendësh. Sëmundjet e shpendëve.
2. krahin. Kafshë a zogj që jetojnë në natyrë në gjendje të egër. Shpendë gëzofi kafshë si dhelpra, kunadhja e lepuri. Shpendë puplash zogj si pata, rosa, thëllëza, shaptorja etj.
3. euf. Ujk; kafshë grabitqare. Ia hëngri shpendi dhinë. Ruanin natën mos vinte shpendi.
♦Shpend pa krahë njeri pa ndihmë e pa përkrahje, dikush që është në gjendje tepër të vështirë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë