Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALSAMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur balsamoj dikë a diçka a kur balsamohem; lyerje me balsam e trupit të një të vdekuri, të një kafshe ose të një shpendi, që të mos prishet për një kohë të gjatë. Balsamimi i kufomës. Balsamimi i një kafshe (i një shpendi). Arti i balsamimit. Mjeshtrit e balsamimit. Erëzat e përdorura në balsamim. Koha e nevojshme për balsamim.
2. fig. Zbutje e dëshpërimit të dikujt, lehtësim i dhimbjes; ngushëllim.
BALSAMÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Balsamim. Balsamosja e trupit. Specialist i balsamosjes. Lëngje për balsamosje. Procesi i balsamosjes. Përforcues balsamosjeje. Dha idenë e balsamosjes. Teknika e lartë e balsamosjes së faraonëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë