Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLUKEVÉRDHË mb. 1. Që i ka balluket ose flokët në ngjyrë të verdhë; leshverdhë. Çun ballukeverdhë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit (për njerëzit).
LESHVÉRDHË mb. 1. Që i ka qimet si të verdha. Mace leshverdhë.
2. Flokëverdhë. Grua leshverdhë.
✱Sin.: qimeverdhë, flokëverdhë, ballukeverdhë, flokartë, kryeartë.
PERÇEVÉRDHË mb. Që i ka balluket të verdha; me flokë të verdhë. Gegë e toskë perçeverdhë, ç’i rreh topi pa pushim (kr. pop.).
✱Sin.: ballukeverdhë, flokëverdhë, leshverdhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë