Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ballnik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABLLANG
BALLNIK

BALLNÍK,~E mb. Që ka lindur i pari, i parë. Djalë ballnik.

BALLNIK

BALLNÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. BallëI, 2. Muri i ballnikut. Ballnikët e vozës.
2. Copë toke përpara shtëpisë. Perimet i mbjellballnik.
3. vjet. Pjesë e përkrenares që mbronte ballin e luftëtarit (në kohëvjetra). Ballniku i kaskës.
4. vjet. Pararojë. Doliballnik. Nxori ballnik.
5. Djali që ka lindur i pari në një familje a në një farefis. Ballniku i fisit (i familjes).

BALLË

BÁLL/Ë,~II m. 1. Pjesa e sipërme e fytyrësnjeriut midis syve dhe flokëve; pjesa e sipërme e turirit të shtazëve. Ballë i lartë (i gjerë, i ngushtë). Ballë i dalë (i futur). Me ballëngrysur (të vrenjtur). Shtegu (mesi) i ballit. Lulja e ballit. Damari (nervi) i ballit. Lëkura (kocka) e ballit. Rrudhat e ballit. Djersa e ballit. Rrudh ballin. Fshij ballin. E puthballë. Lëshoj flokët mbi ballë. I ra ballit me pëllëmbë. Mu në mes të ballit, / Varur një flori, / Mendja seç më luajti, / Ç’më panë ata sy! (folk.). S’ka lindur njeri me yll në ballë. (fj. u.). Derrit i bien me sëpatëballë. (fj. u.).
2. edhe sh. ~Ë, ~ËT Faqja e përparme dhe kryesore e një ndërtese, e një sendi etj.; pjesaduket, anabie në sy. Balli i shtëpisë. Balli i anijes. Ballët e arkës anët më të ngushtaarkës. Ballët e krevatit kokat e krevatit. Balli i samarit. Balli i djepit. Ballët e vozës ballësoret. Ballët e dhomës dy faqet e ngushtadhomës. Me ballë nga dielli. Në ballë të odës. Me ballë nga jugu.
3. Pjesa e fillimit të një sendi, fillimi i diçkaje, kreu; kund. fund; radhët e para, vendindodhetkrye e më i rëndësishmi; kund. bisht. Balli i oxhakut qoshja. Balli i kolonës. Balli i kopesë. Balli i vendit. Balli i gazetës. Balli i ujit. Plaku e ka vendinballëoxhakut (fj. u.).
4. min. Pjesa e përparme e një galerie, e një tuneli, e një pusi etj., ku bëhet gërmimi për të nxjerrë mineral; front. Ballë i verbët pjesë e galerisë a e tunelit me një dalje. Balli i galerisë (i tunelit, i pusit). Balli i punimeve. Ballë kërkimi.
5. Vija e ndeshjes me kundërshtarin, front. Balli i parë. Ballë i gjerë. Zunë ballin.
6. fig. Pjesa më e zgjedhur; ai që është më i mirë, lulja, ajka, bashi, maja, ballori; gjëja më e parë e më kryesore. Balli i djemve (i djalërisë, i burrave, i trimave). Balli i vajzave (i nuseve). Balli i miqve. Mori ballin e grurit. Balli i kuajve. Balli i gjellëve. Balli i rakisë. Marr ballin e ballin marr pjesën më të mirë.
7. fig. Ai që udhëheq një veprimtari; pjesa më e përparuar e një shtrese a e një grupi shoqëror; pararojë; kreu. Balli i shoqërisë. Në ballë vijën e parë, në krye; në udhëheqje; në fillim, herën e parë. As në ballë, as në bisht as ndërparët, as ndërfundit, në mes. Kurdoherëballë e jo në fund.
8. Fillimi i një stine, i një kohe a i një pune. ballëdimrit. Në ballë të të korrave.
Sin.: krye, fillim, lule, ajkë, pikë, majë, ballor, ballinë, ballnik, ballore, balluk, bash, parëse, faqe, fasadë, pararojë, mes, kulm, pik.
Ballë për ballë. 1. Njëri kundrejt tjetrit, me fytyrë njëri përballë tjetrit, përballë, përkundrejt; sy për (më) sy; faqe më (për) faqe; fytyrë për fytyrë; hundëhundë. 2. Njëri kundër tjetrit si kundërshtarë; në luftëhapur me dikë a me diçka, pa iu fshehur, pa iu trembur e me guxim; sheshburrave (të mejdanit); gjoks për gjoks; me gjoks hapur. As ballë e as bisht nuk është as ngaparët, as ngafundit, është i mesëm. Ballë e bisht shih kokë e këmbë. Me ballë çelur ballëçelur, ballëhapur. Ballë e fund shih fund e krye (e majë). ballë (në front) të gjerë mënyrë ballore; në të gjithë vendin e me përmasamëdha. Me ballë hapur ballëhapur. Balli i kazanit (ballë kazani) rakia e parë dhe më e fortënxjerrim kur bëjmë raki; pika e parë. Me ballë (me ballin) lart ballëlart, krenar; me kokën lart; me faqebardhë. Me ballëndritur ballëndritur, shumë i bukur. I bëj ballë (dikujt a diçkaje). 1. I qëndroj pa u përkulur, e përballoj, ia dal e nuk tërhiqem. 2. Arrijbëj diçka, mundem, e përballoj, ia dal; ia dalkrye (diçkaje). Bëri (dha) ballë (dikush) u duk nga larg, sapo doli, u shfaq; erdhi. I bieballë (punës etj.) e nis një punë siç duhet, e zë aty ku jepshumë rezultat, kap pikën kryesore; e zë (e kap) demin për *brirësh (nga brirët). I ra ballit me dorë (dikush) shfaqi habinë, pendimin a zemërimin e vet për diçkapapritur; kujtohet befas për diçka. çan (ta jep) në ballë (diçka) të godit, e ndien menjëherë diçka shumëftohtë (për ujë e për lëngje); është shumë i fortë (për raki etj.). Me *djersën e ballit. I djersit balli (dikujt) punon shumë, punon ndershmërisht, nuk e kursen veten. (E dua, e ruaj) si sytë e *ballit (dikë). Për dy *gisht ballë. Nuk e fsheh ballin (dikush). 1. Është trim i madh; nuk i fshihet asnjë rreziku, i del ballas; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). 2. Është i çiltër e i sinqertë; është ballëlarë e nuk ka përseturpërohet. Dha (bëri) ballë (dikush) u duk, zakonisht shpejt e papritur, erdhi, u shfaq. E kam ballin *të hapur. E kam ballin *të larë. E ka *dellin e marresshtegballit (dikush) keq. E kam *sy në ballë (dikë). I kam sytëballë shoh vetë; e kam kujdes vetë; jam syhapët; hap sytë. E ka të shkruarballë (dikush) duket qartë, e sheh kushdo; nuk e fsheh dot diçka. I kërceu *delli (damari) (i ballit) (dikujt). Laj ballin (para dikujt) shlyej një njollë dhe munddal ballëhapur para dikujt; çnjollosem, i kthej nderin vetes. E mban ballin *lart (dikush). Ngre ballin lart fitoj besimvetvete, bëhem i guximshëm; eci ballëlartjetë. Ia numëroi (ia dha) në ballë (dikujt) shih ia numëroi (ia dha) në luleballit (dikujt). Ia numëroi (ia dha) në *luleballit (dikujt). S’i nxihet balli (dikujt) shih s’i nxihet faqja (dikujt). Me *njollëballë. I ka plasur (i ka dalë) *cipa (peta) (e ballit) (dikujt) keq. I ka plasur *delli (damari) (i ballit) (dikujt) keq. E puth dhe e vë në ballë (diçka) e pëlqej, e pranoj me kënaqësi, e pres me gjithë qejf diçkaështë më e mirë se diçka tjetër më e keqe; ku ta gjej!; jam i kënaqur edhe me atë (kur nuk kam diçka më të mirë). Rrudhi (ngrysi) ballin (dikush) u vrenjtfytyrë, u zymtua; u mërzit e u ngrys; rrudhi vetullat. Për *sytë e ballit! (për këta sy kamballë!) bet. Mos t’i shoh *rrudhatballë (për diçka). Pash *sytë e ballit! bet. (E pashë) me *sytë e ballit (me këta dy sy) (dikë a diçka). ballin nga thembrat (dikush) iron. shih majat nga thembrat (dikush) iron. E ka vënë *syrin e qenitballë (dikush) përçm. S’vë *shoshëballë (dikush). Me *yll në ballë.

PARAROJË

PARARÓJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. usht. Repart a nënrepart ushtaraknxirret në një largësicaktuar përpara forcave kryesorelëvizje dhe që ka për detyrë t’i ruajë këto nga goditjet e befasishmearmikut, të sulmojë armikuntakon dhe t’u sigurojë forcave kryesore kushtepërshtatshme për luftim. Pararoja anësore. Forcat e pararojës. Nxjerr pararojën.
2. fig. Pjesa më e përparuar e një grupi shoqëror a e një klase, që qëndronballëluftës ose të veprimtarisë së saj.
3. fig. Pjesa e punonjësvekanë arritjet më të mirapunë a në një fushëveprimtarisëtyre; vendi që zë kjo pjesë, krye, ballë. Njerëz të pararojës. Është (qëndron) në pararojë.
4. përd. mb. Sipas kuptimeveemrit. Punëtor pararojë. Luftëtar pararojë. Repart (kolektiv, ndërmarrje) pararojë. Rol pararojë.
Sin.: ballë, aradhe, ballnik, krye.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.