Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLAFÁQAS ndajf. Ballafaqe. Flas (dal) ballafaqas. Hyri në shtëpi ballafaqas. Ia tha ballafaqas të vërtetën.
BALLËPËRBÁLLË ndajf. Ballafaqe. Ndeshje ballëpërballë. Ballëpërballë mikut, ballëpërballë armikut. (fj. u.).
LÍDHËS,~E mb. 1. Që shërben a që përdoret për të lidhur diçka, që lidh. Fije lidhëse. Hallkë (unazë) lidhëse. Ind lidhës. Makinë lidhëse.
2. Që shërben për të forcuar një lëndë ose për të ngjitur pjesë të ndryshme. Lëndë lidhëse.
3. Që bashkon dy vende, që lidh dy anë. Urë lidhëse. Vizë lidhëse (gjuh.) vizë e shkurtër që vihet zakonisht ndërmjet dy fjalëve ose ndërmjet dy temave, të cilat formojnë një njësi (p.sh., ditë-pune, ekonomiko-shoqëror, dora-dorës, Nikaj-Mërtur). Zanore lidhëse (bashkuese) (gjuh.) zanore ndërmjet dy temave të një fjale të përbërë (p. sh., gushtovjeshtë, mesoburrë, ballafaqe, këmbadoras, djegagur).
NDËRSÝSHËM ndajf., krahin. Hapur, sy më sy, ballafaqe. Ia thashë ndërsyshëm.
PËRFÁQE ndajf. 1. Në mënyrë të dukshme, sheshit. Ia tha (ia nxori) përfaqe.
2. Përballë, përkundrejt. Shtëpia përfaqe.
3. fig. Sa për t’u dukur, në mënyrë jo të çiltër, sa për sy e faqe. E bënte përfaqe.
4. Sipër e sipër, në mënyrë sipërfaqësore. I kap gjërat përfaqe.
5. Buzë më buzë, përbuzë. Ka ardhur lumi përfaqe.
✱Sin.: hapur, haptas, ballafaqe, faqeza, sheshit, sipërfaqësisht, përbuzë, formalisht.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë