Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRBALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Jam në gjendje t’i dal përpara me guxim një rreziku a një vështirësie e ta kapërcej atë ose t’i qëndroj pa u tërhequr, pa u trembur; jam në gjendje të mposht dikë që më sulmon ose nuk e lë t’ia arrijë qëllimit; i bëj ballë, i qëndroj pa u përkulur; e mposht, e mund. Përballoj sulmet e kundërshtarit. Përballojmë çdo vështirësi. Përballuan një armik më të madh si numër.
2. Jam në gjendje të kryej një punë a diçka tjetër; i kam mjetet dhe mundësitë për të bërë diçka, arrij të bëj diçka, ia dal në krye. I përballoi shpenzimet. Përballuan një vëllim të madh pune. I përballoi të gjitha detyrat që i ngarkuan.
✱Sin.: mposht, mund, thyej, dal, qëndroj, dajandis, përball, shpërball, ballësoj, kapërcej, kaloj, ha, shtir, mbuloj, mbaj.
PËRBALLËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë përballë, ballësoj, përkrahëzoj, përqas. Përballësoj poezinë moderne shqiptare me atë botërore.
✱Sin.: përball, ballësoj, përqas, përkrahëzoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë