Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ballërrudhur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BALLËBRAZDË
BALLËRRUDHUR

BALLËRRÚDHUR mb. 1. Që e ka ballin plot me rrudha; ballëlëruar. Burrë ballërrudhur.
2. I vrenjtur; i ngrysur e i mërzitur.
3. fig. I zhyturmendimethella; i menduar, që e vret mendjen.

ZYMTË

ZÝMTË (i, e) mb. 1. Që ka ngjyrëerrët e pa shkëlqim; që ka pak dritë, i errët, i vrenjtur, i ngrysur. Ngjyrë e zymtë. Vend i zymtë. Ndërtesë e zymtë. Ditë e zymtë. Mot (qiell) i zymtë. Mëngjesi ishte i ftohtë dhe i zymtë.
2. edhe fig. Që ka pamjerëndë, që shpreh mërzi e trishtim, që s’ka gëzim e gjallëri; i vrenjtur, i ngrysur; që s’i qesh buza; sikur i janë mbytur gjemitë; kund. i çelur, i gëzuar. Njeri i zymtë. Me sy të zymtë. Vështrim i zymtë. Kishte pamjezymtë. Është bërë i zymtë. Qëndronte i heshtur, i egër, i zymtë. Nuk erdhi i gëzuar, por i zymtë dhe i mërzitur akomatepër se më parë. Nuk ishte as pak i zymtë, kishte humorhollë e qeshte ëmbël. Në atë fytyrëzymtë nuk gjeje asnjë gjurmë mëshire, shprese e njerëzie.
3. fig. Që s'ka gëzime, që është plot trishtim; që është i paqartë, i errët, i turbullt; kund. i lumtur. I zymtë si vdekja. Jetë e zymtë. E ardhme e zymtë. Qëllime (mendime) të zymta. Në rrethana të zymta. Gjendje e zymtë shpirtërore. Parashikime të zymta për ekonominë. Fjalim (rrëfim) i zymtë. Film i zymtë. Realitet (vend) i zymtë. Muzg i zymtë. - Po, moj bijë, ishin kohë të zymta ato.
Sin.: i vrenjtur, i ngrysur, i errët, i murrët, i murrëtyer, i zymtuar, i mërzitur, i trishtuar, ballëvrenjtur, ballëngrysur, ballënxirë, ballërrudhur, vetullngrysur, hijevrenjtur, heshtjerëndë, hijekeq, buzëpaqeshur, turivrarë, i irnosur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.