Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËPËRVJÉLË mb. 1. Që i kanë rënë pak flokët ose nuk i kanë dalë mbi ballë; flokëpërvjelë. Plak ballëpërvjelë.
2. Që ka ballë të plotë e të bukur. Me kryet ballëpërvjelë.
3. fig. Ballëhapur; faqelarë.
4. fig., keq. Që mbahet me të madh, sikur ka botën nën këmbë, sikur ka zënë qiellin me dorë; ballëpërpjetë.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: tullac, kokëtullë, flokërënë, i shogët, kokëzhveshur, kokëzbathur, kokëkungull, qeros.
FLOKËPËRVJÉLË mb. Që i ka qethur flokët vetëm përreth kokës deri afër majës; ballëpërvjelë. Djem flokëpërvjelë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë