Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLÓSH,~E mb. 1. Që e ka ballin të gjerë; ballëgjerë, ballëmadh. Fëmijë ballosh.
2. Që e ka ballin të lartë e të bukur; ballëlartë, ballëderdhur, ballëkolonë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Një balloshe për rudina, / Ku s’kishte ahe e as çetina, / Por kullosa më të mira. (folk.).
✱Sin.: ballëgjerë, ballëmadh, ballëlartë, ballëderdhur, ballëkolonë.
BALLËKRENÁR,~E mb., poet. 1. Që e mban ballin lart; që mbron me këmbëngulje nderin e dinjitetin e vet; krenar, ballëçelur, kryelartë. Kjo e bëri ballëkrenar.
2. fig. Që nuk thyhet para kërcënimeve të dikujt, para vështirësive etj., i paepshëm, i pathyeshëm, i papërkulur. Luftëtarë ballëkrenarë. Nënë ballëkrenare.
✱Sin.: krenar, ballëçelur, ballëlartë, kryelartë, ngadhënjimtar, qëndresëtar, i paepur, i pamposhtur, i pathyeshëm, i papërkulur, i pagjunjëzuar.
BALLËLÁRTË mb. 1. Ballëgjerë. Burrë ballëlartë.
2. I papërkulur, i pathyeshëm, që u qëndron me guxim vështirësive. Grua ballëlartë dhe e papërkulur.
3. Që kënaqet me të drejtë për cilësitë e mira dhe për arritjet; që është krenar për punën e kryer; ngadhënjimtar, ballëkrenar.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
BALLËPËRPJÉTË mb., fig. 1. Krenar, ballëlartë; i papërkulur, qëndresëtar, ballëkrenar. Kokulur e ballëpërpjetë.
2. keq. Mendjemadh, ballëngritur, që e mban hundën përpjetë.
BALLËVÁRUR ndajf. Kokulur, ballulur; kund. krenar, ballëlartë. U nis ballëvarur.
BALLËVENETÍK,~E mb., poet. 1. Që e ka ballin të lartë e të bukur, ballëlartë.
2. Ballëndritur. Mike ballëvenetike, / Punëzinë seç më fike. (folk.).
3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
SHERBESTÁR,~E mb. Që ecën serbes, që ecën me krenari. Me kokën lart u duk burri sherbestar. Vajzë sherbestare. Djalë sherbestar.
✱Sin.: krenar, kryelartë, ballëhapur, ballëlartë, serbes.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë