Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLËHËNË mb., poet. 1. Me një balë të bardhë në ballë si drapri i hënës.
2. Ballëndritur. Vajzë ballëhënë. Nuse ballëhënë. Ç’të ka stolisur jot’ ëmë, / të ka bërë zogë me pendë, / qafëgjatë e ballëhënë, / kocet gjashtë pëllëmbë. (folk.).
3. si em. f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Moj nuse, moj ballëhënë, / Me ç’pajë të nisi jot’ ëmë? (folk.).
BALLËNDRÍTUR mb., poet. 1. Që ka fytyrë të hijshme; që i shkëlqen fytyra nga bukuria, ballargjend, ballëpraruar.
2. Që i ndrit fytyra nga gëzimi; kund. ballënxirë. Vajza ballëndritura.
3. fig. Që e ka ndërgjegjen të pastër e ka guxim në jetë; faqebardhë, ballëhapur, syqëruar. Bijtë ballëndritur. Kapedani ballëndritur, / Shpirtdëborë e zemërgjerë. (folk.). Shqipëri, lule krenare, / Ballëndritur plot thesare. (folk.).
✱Sin.: ballargjend, ballëflori, ballëpraruar, ballëçelur, ballëhënë, ballëgështenjë, ballëvenetik, ballëhapur, faqebardhë, syqëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë