Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël bujqësore që bëhet me disa drurë, të thurur me thupra e zakonisht me kunja të vegjël nga poshtë dhe që përdoret për të copëtuar plisat, për të shtruar dheun ose për të mbuluar farën në arë; trinë. Lesë e lehtë (e rëndë). Lesë druri (hekuri). I shkoi (i hoqi) lesën e lesoi. Merr lesë mund të lesohet. Rri mbi lesë.
2. Derë e vogël e thurur me thupra për të mbyllur vathën a ndonjë shteg tjetër kalimi; gardh thuprash për të rrethuar diçka; trinë. Lesa e kasolles (e oborrit, e vathës, e gardhit). E mbyllin shtegun me lesë. I rrethojnë pemët me lesa.
3. Thurimë me purteka, me kallama të hollë ose me kashtë, që përdoret për të nderë gjëra të ndryshme mbi të, për të mbuluar diçka etj.; trinë e thurur rrallë, mbi të cilën rrahin me shkop kallinjtë e misrit kur i shkoqin. Lesë druri (kashtë). Lesë duhani. Lesë tavani. Lesë për të zënë peshq. E mbuloi me lesë. E shkoqnin misrin në lesë. I ndejnë fiqtë në lesë për t’i tharë.
4. Tezgë, zakonisht prej thuprash, që përdoret për të mbartur pleh, kashtë etj.; vig.
5. Lloj saje që shërben për të mbartur diçka, duke e tërhequr mbi borë, rrëshqitëse. Lesë bore.
✱Sin.: trinë, shqezë, zvarranike, zvarrë, hapore, shkardhë, shkadhec, vig, tezgë, branë, ballçak, sajë, rrëshqitës, portare, llajkë, ndërlikë, prapëse, pahi, trazë.
♦ U bë lesë (dikush) shih u bë tapë (dikush). E bëri për lesë (dikë) shih e bëri për vig (dikë). Nuk merr lesë (dikush). 1. Nuk zbutet, nuk shtrohet, nuk ulet. 2. shih s’ha (s’merr) pykë (dikush). I vuri lesën. 1. (dikujt a diçkaje). I ngriti a i vuri një pengesë përpara që ta ndalojë, ta pengojë ose t’i presë hovin; i vuri gardh. 2. (diçkaje). E mbylli, nuk e zgjati më tej, i dha fund; i vuri kapak (kapakun). E zë lesa (dikë) bie shpejt në grackë, nuk është hileqar e dinak.
TRÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Thurimë me purteka ose me kashtë, që shërben për të nderë gjëra të ndryshme mbi të, zakonisht ushqime, ose mbi të cilën rrihen me shkop kallinjtë e misrit, për t’i shkoqur. Trinë druri (kashte). Trinë për të tharë fiq (pjeshkë, mollë, drithin). I thajnë kumbullat në trinë. E rrahin misrin në trinë.
2. Derë e vogël e thurur me thupra a me degë, që shërben për të mbyllur vathën ose ndonjë shteg tjetër kalimi; thurje me thupra për të rrethuar diçka. Trina e kopshtit (e gardhit, e vathës). I rrethuan pemët me trina.
3. LesëI,1; branë. E shkrifërojnë (e rrafshojnë) tokën me trinë.
4. Argsh. E kaloi lumin me trinë.
5. anat. Pjesa e sipërme e dorës, shpina e dorës; kurrizi i këmbës. Trina e këmbës. Fshiu buzët me trinën e dorës.
6. krahin. Sustë, thurimë e shtratit. Kërcente mbi trinë.
✱Sin.: lesë, hapore, ndërlike, llajkë, branë, ballçak, derë, deriçkë, argsh, tezgë, vig, sustë, shpinë, prirë, ballës, pasgrushtë, kurriz.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë