Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BALLÚK/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Tufë flokësh më të gjatë që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Balluke të gjata (të dredhura). Me balluke të mëdha. Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa. Balluke flokësh të dredhur. - Nënë, moj, ç’i pëlqeve djalit? / - Bijë, moj, balluken e ballit! (folk.).
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimesh të gjata që i bien mbi ballë. Balluket e tufës.
✱Sin.: ballare, përballëse, cullufe, kablosh, perçe, balishë, kaçirubë, bejleg.
♦ Hedh balluket përmbi sy (dikush) e mban veten si i ditur e si i zoti, tregohet sikur s’do t’ia dijë për askënd e për asgjë, mbahet me të madh; shet mend. Vajti për balluke e la kokën (rrashtën) (dikush) iron. kërkoi për diçka më të mirë, por humbi edhe atë që kishte dhe që është më e rëndësishme a me më shumë vlerë se ajo që kërkoi; shkoi (vajti) për lesh e erdhi i qethur. I kanë zënë sytë balluket (dikujt) e kujton veten për të zotin a për trim e nuk sheh si është e vërteta; i është rritur mendja.
BALÚSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. BalëI, 1. Viç me balushë në ballë.
2. Njollë e ndritshme që formohet në një vend të mbyllur e të errët, ku bie një rreze drite. Balushë drite.
3. zool. BalëII.
4. zool. BajzëI. Balusha buzë detit.
5. Lopë e kuqe me pullë të bardhë në ballë. O të pastë nana, moj balushë, / Vedrën plot çdo ditë ma mbush! (folk.).
6. Pjesë e arës ku nuk ka mbirë fara. Arë gjithë balusha.
7. fig., tall. Lëkura e kokës pasi bien flokët, tullë, qere; pjesa e zhveshur ose e rrjepur e kokës; rogë. U bë me balusha.
✱Sin.: balë, balishë, baliskë, bajzë, njollë, blanë, larë, vulë, pllangë, pullë, lule, leqe, tullë, qere, rogë.
♦ *Rrenë me balushë keq.
BÁL/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Pullë e bardhë që kanë disa kafshë në kokë ose në trup; balushë, blanë. Kau me balë. Dhi me bala. Qengji ish pjellë me balë.
2. Kafshë shtëpiake (zakonisht dele, dhi ose lopë), që ka një pullë të bardhë në ballë, në turi ose në trup. Moli balën. Ndjell syskë, bejkë e balë, / Edhe deshtë me këmborë. (folk.).
3. fig. Njollë turpi, damkë, vulë. Është me balë. I vunë një balë të madhe.
✱Sin.: njollë, blanë, balushë, balishë, larë, vulë, pllangë, pullë, lule, leqe, zhibël, llackë.
♦ Ca *lara e ca bala. Iu vu bala (dikujt) u njollos me turp; është me damkë (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë