Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÁLËR (i, e) mb. 1. Që ka një balë të bardhë në ballë, në turi a në trup (për kafshët shtëpiake); balok. Dhi (dele, lopë) e balër. Ka (kalë, qen) i balër. Mu në mal e ngrite stanin, / Me njëqind viça të balër. (folk.).
2. fig., keq. Që është i njollosur me turp, i damkosur; me kryet (me kokë) poshtë. Fytyrën e balër në daç laje, në daç zezoje edhe më. (fj. u.).
CJAP,~I m. sh. CJEP, CJÉPTË zool. 1. Mashkulli i dhisë. Cjap i bardhë. Cjap shyt. Cjap pa brirë. Mish cjapi. Lëkurë cjapi. Cjapi edhe pa mjekër cjap mbetet. (fj. u.).
2. Pjesë e parë e emërtimeve të disa lloj cjepësh. Cjap i balër cjap me balë në ballë. Cjap i çipër cjap me veshë të vegjël. Cjap i llapër cjap llapush. Cjap i mëllënjër cjap i kuqërremtë në të zezë. Cjap i rrepër cjap i kuqërremtë. Cjap i zebër cjap i zi.
♦ Bleu cjap e i doli ftujak (dikujt) iron. ndryshe mendon e ndryshe i del, përpiqet për të mirë e i del tjetër gjë, nuk merr frytin e punës së vet, nuk nxjerr fitimin e pritur nga një punë e mirë; mbjell bostan e dalin kastraveca. Cjapi mish e dhia tavë mospërf. shih dhia mish e cjapi tavë mospërf. *Dhjamë cjapi. I ka hipur cjapit (dikush) tall. shih u bë tapë (dikush). S’është cjap për atë zile (dikush) nuk e bën dot atë punë që i është dhënë, nuk është i zoti ta kryejë detyrën e ngarkuar, s’është në vendin e vet; s’është as për cjap e as për këmborë. Kërkon *qumësht nga cjapi (dikush). Kur të mbarsen cjeptë shih kur të pjellë mushka. Ta shet cjapin për *ka (dikush) keq. (Shkoi, vajti) si cjapi te kasapi (dikush) e gjeti të keqen vetë me këmbët e tij; shkoi vetë pa e ditur se ç’rrezik a ç’e keqe e priste; shkoi (vajti) si breshka te nallbani; e kërkoi si breshka gozhdën; e kërkoi si dhelpra në pazar.
NJOLLÓSUR (i, e) mb. 1. Që është bërë me njolla, që është fëlliqur me njolla; kund. i panjollosur. Dysheme e njollosur. Mbulesa tavoline (peceta) të njollosura. Rroba të njollosura. Me duar të njollosura.
2. Që është me njolla të gjera dhe të çrregullta në sipërfaqe.
3. fig. Që është njollosur. Me biografi të njollosur. Me ndërgjegje (me emër) të njollosur. Mbeti i njollosur. Njerëz të njollosur me krimet që kanë bërë.
✱Sin.: i përlyer, i zhyer, i lerosur, i vurratur, i ndyrë, i ndotur, i fëlliqur, i vruguar, i vrugur, i zhyer, i damkosur, i balër, i balosur, i përdhosur.
ZEZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të zi, e nxij. Faqet rozë të gazetave zezojnë me njoftime.
2. fig. Ia nxij jetën dikujt, ia prish e ia shkretoj jetën, e fut në mjerim e në brenga; prish, shkatërroj diçka, ia bëj jetën sterrë. Ia zezoi të ritë. Ia zezoi zemrën. E zezoi shtëpinë. E zezoi punën. Ia zezoi ditën.
3. fig. E bëj me turp dikë, i vë njollë të keqe, ia nxij faqen, i lë hijen e marres. Ia zezoi fytyrën. I zezoi prindërit. - I zezoi ai djalë! Gjithkush mund ta zezojë ballin përherë e më fort. - S’kam ndërmend të zezoj ballin. Fytyrën e balër (e vruguar) në daç laje, në daç zezoje edhe më. (fj. u.).
✱Sin.: nxij, prish, shkretoj, shkatërroj, turpëroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë