Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i mbushur, i shëndoshë e i plotë nga trupi; kund. i dobët, i ligur. Burrë (djalë) i bëshëm. Vjen i bëshëm. Grua (vajzë) e bëshme. Me shtat (me trup) të bëshëm.
2. Që bën kokrra të mëdha, që e ka kokrrën a farën të madhe, kokërrmadh, boçkë, farëmadh (për pemët e perimet). Kunguj të bëshëm. Pemë e bëshme. Gështenja të bëshme.
3. Që jep prodhim të mirë, i shëndoshë, pjellor, i begatshëm. Tokë e bëshme. Troje të bëshme.
✱Sin.: i mbushur, buçkan, trupbëshëm, shtatmadh, i plotë, i ardhur, bakull, spinëzak, dërdëng.
TRUPSHËNDÓSHË mb. I bëshëm, bakull; kund. trupdobët, truppaktë. Burrë (grua) trupshëndoshë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë