Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKTINOMICÉTE,~T f., biol. Lloj mikroorganizmash bakterial fijezorë, që shkaktojnë aktinomykozën dhe që përdoren për prodhimin e antibiotikëve natyrorë (si streptomicina, eritromicina, tetraciklina). Përdorimi i aktinomiceteve në mjekësi, në bioteknologji, në bujqësi. Infeksion bakterial nga aktinomicetet
ENDOKARDÍT,~I m., mjek. Inflamacioni i shtresës së brendshme të zemrës. Endokarditi infektiv. Endokarditi shkaktohet si nga bakteret, ashtu edhe nga ethja reumatizmale. Forma akute e endokarditit bakterial. Endokarditi mund të shoqërohet nga sëmundje të tjera.
JOBAKTERIÁL,~E mb. Që nuk është bakterial; kund. bakterial. Infeksion jobakterial.
MBIINFEKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. (lat. Superinfectio) Zhvillimi, krahas infeksionit bakterial ekzistues, i një infeksioni të ri me një lloj tjetër bakteresh që është rezistent ndaj antibiotikëve për shkak të përdorimit të antibiotikëve.
QELBËZOR,~I m., mjek. 1. (lat. Abscessus) Grumbull qelbi që krijohet brenda indit të trupit, zakonisht i shkaktuar nga infeksioni bakterial; absces; xhep qelbi. Infektim qelbëzor. Meningjit qelbëzor. Pankreatit qelbëzor. Pezmatim qelbëzor. Retinit qelbëzor.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme abscesesh. Qelbëzor i ftohtë (lat. Abscessus frigidus) absces i ftohtë. Qelbëzor i mprehtë (lat. Abscessus acutus) absces akut. Qelbëzor i nxehtë (lat. Abscessus caldus) absces i nxehtë. Qelbëzor kronik (lat. Abscessus cronicus) absces kronik. Qelbëzor paraveshkor (lat. Abscessus pararenalis) abces paraveshkor. Qelbëzor mushkëror (lat. Abscessus pulmonaris) absces pulmonar.
SHOK,~UII m. vet. nj. 1. mjek., psikol. Gjendje fiziologjike që shfaqet me pamjaftueshmëri akute të qarkullimit të gjakut, për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një aksidenti etj.; sindrom që manisfestohet me çrregullime të qarkullimit të gjakut, dëmtim të funksioneve jetësore etj. Gjendje shoku. Është në gjendje shoku. Simptomat e shokut.
2. fig. Emocion i fuqishëm dhe i papritur; shqetësim i madh fizik dhe psikologjik; shpërthim dërrmues; goditje psikologjike; traumë. Ai është ende në shok. Ajo vuan nga shoku. Po shërohet nga shoku. Humbja e punës i shkaktoi shok psikologjik.
3. Pjesë e parë apo e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta që lidhen me lloje të ndryshme të kësaj gjendjeje. Shok traumatik gjendje që shkaktohet si pasojë e një traume psikologjike ose fizike. Shok kardiogjen dështim akut i qarkullimit të gjakut që shkaktohet si pasojë e mosfunskionimit të zemrës, e pamundësisë pompuese të saj për të furnizuar trupin me gjak. Shoku infektiv ose septik dështimi akut i qarkullimit të gjakut, që lidhet me një infeksion bakterial. Shoku toksik sindrom infektiv i shkaktuar nga disa lloje infeksionesh bakteriale, që mund të prekë të gjitha organet dhe shkakton dështim akut të qarkullimit të gjakut. Shoku kulturor efekti i krijuar tek një individ kur çuditet, zihet në befasi nga një kulturë të huaj. Terapia (metoda) e shokut metodë terapeutike që përdoret në disa sëmundje infektive ose gjendje psikiatrike për të shëruar shokun biologjik ose atë psikologjik.
✱ Sin.: tronditje, traumë.
STREPTOKÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. (lat. Streptococcus) Baktere në trajtë rruzulli që kanë prirje të vendosen varg njëri pas tjetrit dhe që shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Pezmatimi i bajameve (i mushkërive) nga streptokokët. Streptokoku i fytit është infeksion bakterial. Faringit i shkaktuar nga streptokoku i grupit A.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë