Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bajram”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTONOMAZI

ANTONOMAZÍ,~A f. sh. ~, ~TË poet. 1. Figurë stilistike metonimike, kur emri vetjak i dikujt zëvendësohet me një epitet apo një shprehje, p.sh. Plaku i Vlorës për Ismail Qemalin; Plaku i Maleve për Bajram Currin etj. Antonomazi antike. Antonomazi e mirëfilltë. Tipat e antonomazisë. Antonomazia si nënlloj i metonimisë.
2. Përdorimi i një emri vetjak si emër i përgjithshëm; p.sh. donkishot, jago, judë, shvejk etj. Figurshmëria e antonomazisë. Antonomazia e emrave familjarë.

BAJRAK

BAJRÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT dhe ~QE, ~QET vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Me bajrakballë. Ngriti bajrakun. Zakon e bajrak. (fj. u.). Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! (fj. u.). Ku të ngulësh bajrakun, mos e shkul. (fj. u.).
2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative që u krijuandarjen tokësoredisa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturinaorganizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve. Lidhja e bajrakëve të Mirditës. Çdo zjarr çonte nga një djalë për mbrojtje të bajrakut (etnogr.). Gjok Mark Stakën djalë oxhaku, / Faqja e zezë e gjithë bajrakut. (folk.).
3. etnogr. Shami e kuqe me lule e me xhufka dhe me zilevoglavarura, që e mbanin krushqit si flamur kur shkoninmerrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses). Bajraku me lule. Bajraku me zile.
4. fig. Njeri me trupdrejtë e të bukur; ai dallohet mbi tjerët nga bukuria e trupit; i pashëm. Bajrak ndër nuse.
5. Ai që shquhet mbitjerët për cilësitë e mirambart; shembull, model. O Bajram, bajrak i gjallë, / More nam me gjakballë.
Është bajrak ndër nuse (dikush) thuhet për dikëdallohet ngatjerat për nga bukuria; është shumë e bukur e shumë e mirë; është bukuri e rrallë; pret me sy; të rrëzon nga kali; shtie (rrëzon) hënën përdhe. E ka marren me bajrak (dikush) keq. është i pacipë, nuk e di ç’është turpi, s’e ka për gajle fare; i ka plasur cipa (peta) (e ballit); i kërceu delli (i ballit); nuk i skuqet faqja; i doli hurimajëkokës; kund. ra në marre. E qitibajrak (dikë) keq. e turpëroi a e shau rëndë, e bëri që të ketë turp t’u dalëtjerëve përpara; e fëlliqi keq; s’i la sy e faqe (dikujt); i mori fytyrën (dikujt); e bëri leckë. Rri me bajrakkrahë (dikush) përçm. do që të jetë kurdoherë i pari, do që të marrë flamurin gjithmonë; është mendjemadh e mburravec; i pëlqen mendja (e vet) (dikujt); pështyn lart (përpjetë); s’i flitet me gojë (dikujt).

BAJRAM

BAJRÁM,~I m., fet. Secila nga dy festat kryesoremyslimanëve. Bajrami i madh (i vogël). Fiter (kurban) bajrami. Bënin bajram. Para (pas) bajramit. Gëzuar Bajramin! (ur.). S’është çdo ditë Pashkë e Bajram. (fj. u.). Fukarait ditën e Bajramit i dhemb barku. (fj. u.).

BAJRAMCURRAS
BAJRAMCURRASE
BAJRAMLLËK
KURBAN

KURBÁN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. fet. Bagëtitheret për një ditëkremte. Kurban për Bajram.
2. etnogr. Bagëtiflijohet kur hidhen themelet e një shtëpie a të një ndërtese tjetër.
3. fig. Fli, theror për një ideal ose në emër të një kauze a të një çështjejemadhe. U (ra) kurban për atdhe ra dëshmor për atdhe. U kot kurban i dikujt ra viktimë e dikujt.
Sin.: theror, fli.
T’u bëfsha kurban! përk. vdeksha për ty! (i thuhet zakonisht një fëmije me dashuri ose kur i lutemi dikujt për diçka); marrshakeqen! M’u bëfsh kurban! mallk. pësofshkeqen më të madhe që do të më binte mua, të zëntë ty e keqja!; vdeksh ti për mua!;marrshkeqen. E bëj kurban (dikë a diçka) e fal, e sakrifikoj për dikë a për diçkadashur e të shtrenjtë. *Dashi i kurbanit (dash kurbani). Shkoi kurban (dikush) vdiq kot, u vra pa qenë e nevojshme për diçka; e pësoi kot; (shkoi) për dhjamë qeni.

PAFALUR

PAFÁLUR (i, e) mb. 1. Që s’është i falur. Kriminel (vrasës) i pafalur. Gabim i pafalur.
2. fet. Që nuk është kryer falja (për një rit a festë fetare). Bajram i pafalur.

SADAKA

SADAKÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Ndihma që i jepetvarfrit si lëmoshë. Ai që jep sadaka është më i lumtur sesa ai që e pranon atë.
2. Ndihma që i jepet dikujtnevojërast fatkeqësie. Ndajnë sadaka për njerëzitnevojë për Bajram.
3. Dhënie e jetës për një qëllimmadh. Për besë jetën e bëj sadaka!
Sin.: dorëdhënie, fli.

SARAJLIJE

SARAJLÍJ/E,~A f. gjell. Një lloj ëmbëlsire me peta të terura. Nëna përgatiti sarajlijen e Ulqinit. Për Bajram i pëlqentehante sarajlije. Sarajlija është e ngjashme me bakllavanë.

VITËR

VÍT/ËR,~I m. sh. ~RA, ~RAT Fitër. U dërguan (u dhanë) vitër për Bajram.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.