Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAJGÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i fëlliqur me bajga, që është bërë gjithë bajga; i ndotur, i pistë, i papastër. Vend i bajgosur.
2. Që i ka shkuar bark, që e ka zënë barku (për bagëtitë). Lopë e bajgosur.
✱Sin.: i ndyrë, i ndytë, i ndotur, i fëlliqur, i papastër, i palarë, helaq, fëlliqan, i pistë, pisanjos.
MENDERÓSUR (i, e) mb. 1. Që është prishur keq, që është menderosur. Punë e menderosur.
2. I turpëruar, i fëlliqur. Megjithëse i menderosur, ai me paturpësi u vetëshpall simbol i virtytit.
✱Sin.: i dreqosur, i prishur, i fëlliqur, i turpëruar, i dhjerë, i pëgërë, i bajgosur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë