Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bajgos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BAGLOJ

BAGL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bajgos. I bagloi rrobat.
2. fig., shar. Shaj, ofendoj, përflas. Baglon me gojë.

BAGËLIT

BAGËLÍ/T vep., ~TA, ~TUR Bajgos.

BAGËLOS

BAGËLÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Bajgos.
2. Lyej me bajgë.

BAJGON

BAJG/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR kal. dhe jokal., vet. v. III Bajgos.

BALGOS

BALGÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. vet. v. III Bajgos.
2. Lyej me bajganjoma. Balgos kasollen (koshin).

KAKËRDHIN

KAKËRDHÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., vet. v. III Bën a nxjerr kakërdhi (për delen, dhinë etj.). Kakërdhiuoborr.
Sin.: dhjet, bajgos.

PËGËJ

PËGË́/J vep., ~RA, ~RË kal. 1. Ndyj, fëlliq, ndrag. E pëgënë ujin bagëtitë. E ka pëgërë foshnja. E pëgëri bisedën.
2. fig. E ndot, i cenoj emrin e mirë, e njollos.
3. vet. v. III Pjell para kohe; shtie (bagëtia). Pëgëri lopa.
Sin.: ndyj, fëlliq, ndrag, ndot, cenoj, njollos, baltoj, baltos, bajgos, shtie.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.