Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BABÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Babo2.
BÁBO,~JAI f. sh. ~, ~T 1. Gjyshe; stërgjyshe; plakë. Përqafoj babon. - Moj babo, ç’bën atje? / - Bëj një petë me arme. (folk.). Këndo pak, mos këndo shumë, / Sa të vëmë babon në gjumë. (folk.).
2. vjet. Grua që priste foshnjën dhe ndihmonte lehonën në lindje, duke bërë punën e mamisë me mënyra e me mjete primitive; babitëse. - Nuk jam babo që pres lindjet! Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.).
MBYT (MBYS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të vdesë një njeri a e ngordh një kafshë, duke i shtrënguar fort grykën sa të mos marrë dot frymë, duke e zhytur në ujë etj. I mbyturi të mbyt. E mbytën në lumë (në del, në pus). E mbyti me duar (me tel). I mbyti bletët me tym. Edhe vau të mbyt. (fj. u.) edhe vështirësitë a problemet e vogla të lodhin e të mundojnë shumë. Kapërcyen zhyt e mbyt një lumë të turbullt plot me kërcunj të zinj ia dolën me shumë vështirësi, me shumë mundime.
2. Ther ose vras duke e goditur me diçka; prridh, fur. Mbyti një gjel për mikun. Mbytën gjarprin e hatashëm. E mbyti me thikë (me sëpatë). E mbytën me gurë.
3. Fundos një mjet lundrimi duke e dëmtuar ose duke e përmbysur. U kishin mbytur dy anije me mall. E mbytën varkën.
4. bised., vet. v. III Nuk e lë të marrë frymë lirisht, i vështirëson frymëmarrjen dikujt, i zë frymën; asfikson. Ajo jakë është tepër e ngushtë, të mbyt. Na mbyti tymi (pluhuri). E mbyti kolla. Na mbyti vapa.
5. fig., vet. v. III Më pushton një ndjenjë a gjendje emocionale aq e fortë saqë mezi marr frymë. E mbyti malli (dhimbja). E mbytën ngashërimet (lotët) qau me të madhe, qau me shumë lot.
6. bised. E rrah shumë dikë, e rrah për vdekje; i jap shumë goditje. E mbyti tjetrin me grushte. E mbyti me shkelma.
7. I hedh diçkaje shumë ujë, qumësht, sherbet a diçka tjetër të lëngshme sa të zhytet plotësisht për ta zbutur, për ta ëmbëlsuar etj.; e ngop me një lëng, e përmbyt. E mbyti miellin me ujë. Mbyt kadaifin (bakllavanë) me sherbet. E ka mbytur byrekun (tavën) me vaj (me gjalpë). Mbyt gëlqeren me ujë e shuaj. Mbytin finjën i hedhin ujë hirit për të bërë finjë.
8. vet. v. III Del me shumicë sipër diçkaje, e mbulon të tërën dhe nuk e lë të zhvillohet; përhapet me shumicë gjithandej, vjen me tepri sa të pengon, sjell dëme etj.; ka me shumicë. I mbyti bari i keq grunjërat (të lashtat, arat). E mbyti balta udhën.
9. Përmbyt, vërshon (për ujin, për lumin). E mbyti lumi fushën. Na mbyti shiu (dëbora). E mbytën djersët i dolën shumë djersë, u bë qull në djersë.
10. fig. E nxjerr a e përhap në numër shumë të madh, e mbush gjithandej me të, e përmbyt. E mbytën tregun me mallra (me perime). E mbytën fëmijët kishte shumë fëmijë.
11. fig. Bëj diçka me tepri ose jap diçka me shumicë aq e sa e lodh dikë e s’e lë të marrë frymë, e dynd, e shemb. E mbyti me fjalë (me të shara). E mbyti me pyetje. E mbyti me të mira (me dhurata).
12. fig. E ngarkoj dikë rëndë me punë, me detyrime etj. sa s’mban dot më; e lodh dikë jashtë mase, e mundoj, në punë; vet. v. III më dërrmon, s’më lë të marr frymë, më rëndon shumë. E mbyti në punë. I mbyste me detyra (me projekte). I mbyti me borxhe. I mbyti puna. I mbytnin hallet. Shumë babo e mbytin fëmijën. (fj. u.) shumë vetë e bëjnë më keq një situatë a problem.
13. Mbuloj një tingull a një zë me anë të një tingulli më të fuqishëm ose me anë të një zhurme. Zhurma i mbyti bisedat. Duartrokitjet i mbytën fjalët e folësit. Këngëtarin e mbyti kori (orkestra).
14. fig. E bëj të heshtë, e mposht, e nënshtroj; shtyp me dhunë, shuaj, asgjësoj (një kryengritje etj.). Mbyste kundërshtimet (ankesat, kritikat). E mbytën me gjak kryengritjen (lëvizjen, luftën). E mbyti me zjarr e me hekur.
15. fig. E pengoj diçka që të marrë udhë e të zhvillohet lirisht; mposht një ndjenjë ose diçka tjetër që më mundon; përpiqem të harroj një brengë duke u marrë me diçka, duke pirë etj. E mbyti mërzitjen me alkool. Mbyt një ndjenjë (një dëshirë). Mbyste hidhërimin (dëshpërimin, dhembjet shpirtërore). Donte të thoshte diçka për të qeshur, por e mbyti shakanë. Kjo që thua, e mbyt idenë tjetër.
16. bised. Fut në dhe ose mbuloj me dhe një degë, bimë, një rrënjë a një kalem druri që të mbijë, përpajnoj. Mbyt pjergullën (hardhinë).
✱Sin.: prridh, fur, kacafyt, ngordh, vras, ther, fundos, asfiksoj, përmbyt, mek, asgjësoj, shtyp, mposht, nënshtroj, shuaj, fik, fashit, ngop, gllabëroj, dend, dërrmoj, shemb, mundoj, përpajnoj.
♦ E mbyt që në *djep (diçka). S’e ka mbytur *macen (dikush) iron. I mbyt *macet (dikush) keq. E mbyti me *pështymë (dikë). *Zhyt e mbyt.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë