Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BABARRÚN,~E mb. 1. I fortë, që ka forcë të madhe trupore, që ka shtat të fuqishëm; shtyllak, gurç. Djalë babarrun.
2. fig. Trim, sypatrembur.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: i fortë, i fuqishëm, shtyllak, gur, guracak, i thantë, thepak, dajan, gungës, trim, sypatrembur, i guximshëm, guximtar, sypetrit, zemërluan, syshqiponjë, syprush.
BABAXHÁN,~E mb., bised. 1. Që është i mirë e i dashur me të tjerët; që është i urtë, nuk i bën keq askujt e nuk përzihet në punët e të tjerëve; i patëkeq, i padjallëzuar; kund. shpirtkazmë, zemërzi. Njeri babaxhan. Grua (plakë) babaxhane.
2. I shëndoshë e i fuqishëm, babarrun, shtyllak; kund. i dobët, i pafuqishëm. Djalë babaxhan. Syri-frikaman, krahu-babaxhan. (fj. u.).
3. I aftë e guximtar, që çan vetë në jetë e që u del zot edhe të tjerëve; i zoti, trim, guximtar; kund. frikacak, zemërlepur. Malësor babaxhan.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit (për njerëzit). Fytyrë babaxhani. Sjellje babaxhani. Babaxhani u bën ballë edhe ujqve në stan. (fj. u.). Qeshte si babaxhane. Prit e prit, moj babaxhane, / T’i sajdisësh ato nishane, / T’i qerasësh me ata filxhane. (folk.).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë