Fjalori

Rezultate në përkufizime për “babanjosem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJEM

ÁJ/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. Ënjtem, fryhem; kund. çajem.janë ajur sytë (koka, fytyrë, barku, duart, këmbët etj.). I ishin ajur veshët (fig., përçm.). I është ajur koka është budallallepsur, nuk di ç’flet e as ç’bën. Kur ajen duart, shiroku (era) ështëkëmbë. (fj. u.).
2. iron. Shëndoshem shumë. Ishte ajur si kacë.
3. vet. v. III Bymehet. Ishin ajur tinarët e shekat e drurit.
4. vet. v. III Çohet, ngrihet, fryhet (fryn) (lumi, era, shtrëngata). Drini ishte ajur.
Sin.: ënjtem, mbufatem, mbushavem, babanjosem, merllangem, mullacohem, buhavitem, mbushem, fryhem, bymehem.

BABANJOSJE

BABANJÓSJ/E,~A f. 1. Veprimi kur babanjos dikë e kur babanjosem.
2. Gjendja kur babanjosim dikë e kur babanjosemi; fryrje e barkut (ngangrënët e tepërt), urgusje.
Sin.: ënjtje, fryrje, mbufatje, gufim, grafullim, ngjeshje, mullosje, urgusje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.