Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BËTÁJ/Ë,~A f. 1. Frikë e madhe, lemeri, datë; diçka që të ngjall frikë ose që sjell fatkeqësi. Më hyri bëtaja. Më zuri bëtaja nga frika. Gjithë tmerr e bëtajë. Syri i zi për bukuri, syri i bardhë për bëtajë. (fj. u.).
2. Zhurmë e madhe, potere, shamatë, gulm. Po bëhet bëtajë këtu. Vinte gjylja me bëtajë. (folk.). Zemra jote me majë, / Kordha jote me bëtajë! (folk.).
3. mjek., euf. Sëmundja e tokës, epilepsia, botë; sëmundje e ligë, sëmundja (ajo) e hënës, lëngata e hënës, punë e hënës, punë e herës, punë e truallit. Bar bëtaje. E nget bëtaja. E ëma i vdiq nga bëtaja. I rëntë bëtaja! (mallk.).
4. fig. Punë, veprim etj., që sjell ngatërresa, vështirësi e të këqija; bela, barrë e rëndë, kërcu mbi samar.
✱Sin.: datë, lemeri, tmerr, babaraqe, potere, shamatë, gulm.
SHAMÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mosmarrëveshje verbale e nxehtë mes dy a më shumë njerëzve, që grinden a që zihen ndërmjet tyre; potere, zallamahi. Krisi shamata krejt pa menduar. Nisën shamatën e tyre të zakonshme. Shtëpia nisi të dridhej prej shamatës. Sherr e shamatë. Shamatë e paparë.
✱Sin.: potere, zhurmë, bujë, gulm, gulmë, batërdi, bëtajë, llazurë, degame, çarravi, llonxhë, pështjellim, gjullurdi, grindje, zënkë, zburim, sherr.
♦ Bëri shamatë (për diçka) vjet. kundërshtoi me të madhe; foli me zë të lartë e u grind për diçka; bëri zhurmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë