Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BAJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lodhem shumë, kapitem, dërrmohem.
2. vetv. Ligështohem, tretem, bëshnjakem. Është bajatur shumë që kur i vdiq djali.
3. vetv. Velem nga të ngrënat, velitem, veselitem. U bajatëm në dasmë.
4. pës. e BAJÁT.
✱Sin.: lodhem, kapitem, këputem, rraskapitem, mundohem, sqaqem, dërrmohem, ligem, ligështohem.
►DOBËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i dobët ose më i dobët krahasur me gjendjen e mëparshme; ligështohem; kund. forcohem, fuqizohem. U dobësua shumë gjatë sëmundjes. I është dobësuar zemra. I janë dobësuar sytë (veshët, nervat). Nuk u dobësuan bagëtitë këtë dimër. Dobësohet kujtesa.
2. vetv., vet. v. III Bëhet e hollë dhe e brishtë, mbetet e pazhvilluar ose fishket; hollohet (bima); kund. zhvillohet. Janë dobësuar nga ngrica (nga thatësira) bimët.
3. vetv., v. III Bëhet më e dobët, sa mezi shihet, shquhet a ndihet (drita ose zëri); ulet; kund. forcohet. Zëri i tij herë dobësohej, herë forcohej. Janë dobësuar ngjyrat (shkëlqimi). Është dobësuar ndriçimi.
4. fig., vetv., vet. v. III Ulet forca a gjallëria, pakësohet vrulli etj.; ulet; kund. forcohet. Dobësohen dallgët. Dobësohet era (rryma). Dobësohen rreshjet. Dobësohet forca (fuqia). Dobësohen sulmet. Dobësohen marrëdhëniet (lidhjet, bashkëpunimi). Nuk iu dobësua vullneti (vëmendja, dëshira, dashuria, kujdesi, besnikëria). Nuk iu dobësuan shpresat. Dobësohet shteti. Dobësohet ekonomia. Kur dobësohen sytë e ballit, forcohen sytë e mendjes. (fj. u.).
5. vetv., vet. v. III Bëhet më pak i qëndrueshmëm në krahasim me çka qenë; kund. forcohet. Dobësohen themelet. Janë dobësuar ca shtylla (shkallët). Dobësohen muret mbajtëse.
6. gjuh., vetv., vet. v. III Rrëgjohet; mezi shqiptohet. Në të folur, fonema “rr” ka prirje të dobësohet.
7. pës. e DOBËSÓJ.
✱Sin.: ligem, ligështohem, hollohem, tretem, hiqem, fishkem, ulet, meket, tulatet, platitet, pakësohet, zbehet, rrëgjohem, rrëzohem, grymosem, prishem, shkoqem, thyhem, bëshnjakem.
♦ Më është dobësuar *zemra.
►LÍG/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tretem nga trupi, dobësohem nga të pangrënët, nga një sëmundje etj., hiqem; kund. majmem, shëndoshem. Është ligur nga meraku. Nuk u ligën qetë (bagëtitë) gjatë dimrit. U lig shumë.
2. vetv. Bie nga shëndeti; sëmurem.
3. vetv., vet. v. III Bëhet jopjellore, varfërohet. Është ligur toka.
4. vetv., vet. v. III Dobësohet, pakësohet, bie. Iu ligën fuqitë. Iu lig drita e syrit.
5. vetv. Pikëllohem shumë, këputem; më bie të fikët; më vjen ligështi. U lig kur e mori vesh.
6. pës. e LIG.
✱Sin.: dobësohem, tretem, ligësohem, ligështohem, prehalohem, bëshnjakem, grymosem, keqësohem, stërkeqem, sqaqem, zhabem, shkalafitem, shkalitem,flashkem, molisem, sëmurem, ligështohem, varfërohet, pikëllohem, këputem, alivanosem, zalisem.
♦ M’u lig (m’u ligështua) *ora. M’u lig (m’u ligështua) *zemra (shpirti).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë