Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BËRLÚT/EM jovep., ~(u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Copëzohet, grimcohet, thërrmohet, dërrmohet; shkatërrohet. U bërlut dheu.
2. pës. e BËRLÚT.
BËRLÚTJ/E,~A f. Veprimi kur bërlut diçka; copëzim, grimcim, thërrmim; shkatërrim.
✱Sin.: thërrmim, grimcim, shkërmoqje, kokërrzim, imtim, dërrmim, përsheshje, shkokëlim, shkoqje, bërsirje, ronitje, breshnisje, gërzhitje.
COPËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E ndaj, e thyej ose e gris diçka në shumë copa, e bëj copa-copa; e ndaj në shumë pjesë (për sende të ngurta); e bëj thela-thela a e grij imët; e zbërthej në copat që e përbëjnë; e bëj copë-copë me shpërthim; e bëj copë-copë duke e përplasur diku a duke e shqyer; e pres copa-copa me thikë, me sakicë etj. Copëtoj bukën (djathin). Copëtoj një letër. Copëtoj tullat (gurët).
2. edhe fig. E plagos, e vras keq, e dërrmoj. Copëtoi gishtin. Copëtoi këmbën (dorën).
3. fig. E ndaj në pjesë (diçka); e ndaj në pjesë me të tjerë.
✱Sin.: copëzoj, copëloj, thërrmoj, brishtoj, bërlut, çokanis, grimcoj, cukëloj, çikëloj, çikëtoj, ndaj, pjesëtoj, thelëmoj, theloj, përshesh, kurmoj, matushoj, capërloj, dafryej, lakanis, lakëroj, zbërthej, prish, shprish, shkreh, shpërthej, shpartalloj, shpandkoj, thyej, shqyej, gris, shkalafit, shkafanjit, shkalavesh, sakicoj, dërrmoj, shemb.
♦ Ma copëtoi *zemrën (shpirtin) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë