Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bërkat”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËRKAT

BËRKÁT vep., ~A, ~UR kal. Bëj një veprim a them një fjalë që e prek dikë; zemëroj, inatos. bërkat kjo punë e zvarritur. E bërkatën të qeshurat e saj.
Sin.: zemëroj, inatos, acaroj, nervozoj, pezmatoj, tërboj.

BËRKATEM

BËRKÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zemërohem menjëherë, më hipin kacabunjtë; inatosem (kur ndodh diçka jo e mirë a kur thuhen fjalë që më prekin). - Mos u bërkat he burrë, se s’të ka hije! - Pse u bërkat, çka e gjeti?
2. pës. e BËRKÁT.
Sin.: zemërohem, inatosem, acarohem, nervozohem, pezmatohem, tërbohem.

BËRKATJE

BËRKÁTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur bërkat dikë a kur bërkatem.
2. Gjendja kur bërkatim dikë a kur bërkatemi; ndjenja që na pushton kur zemërohemi. - Ç'është kjo bërkatje që të ka pushtuar?
Sin.: zemërim, inat, mllef, acari, zemëratë, mëri, maraz, nervozizëm, indinjatë, pezëm, pezmatim, kreshpërim, tërbim, vrer, lëndi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.