Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AZOTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Pasurimi me azot, ngopja me azot e një lënde; shtimi i azotit në sipërfaqe metali për qëllime teknike (për forcim të strukturës dhe si antindryshk). Azotimi rrit fortësinë e sipërfaqeve metalike. Azotimi i çelikut.
2. bujq. Procesi i shtimit të azotit në tokë për të nxitur rritjen, zhvillimin dhe pjellorinë e bimëve. Azotim natyror (artificial). Pleh azotik. Azotim i rregullt.
3. biol. Procesi i thithjes së azotit atmosferik nga mikroorganizma të veçantë edhe kthimi në forma të përdorshme për bimët. Azotim biologjik. Mekanizmat e azotimit biologjik. Efektet mjedisore të azotimit
NITRÁT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Kripë e acidit nitrik. Nitrat argjendi. Nitrat natriumi. Nitrat amoni. Nitrati reduktohet në nitrite nga veprimi i enzimave.
2. bised., bujq. Pleh kimik në trajtë kokrrizash të bardha, që tretet lehtë në ujë, nitrat amoni, pleh azotik. Hedhja e nitratit. Plehërojnë tokën me nitrat.
NITRÍK,~E mb., kim. Që ka në përbërjen e vet azot, azotik, i azotit. Acid nitrik lëng më i rëndë se uji, pa ngjyrë e me erë të fortë, gërryes dhe helmues, që përdoret në industri. Jone të dëmshme nitrike. Azot nitrik (kim., bujq.) lidhje kimike e formuar nga tre atome oksigjeni dhe një atom azoti dhe që shërben si pleh për ushqyerjen e bimëve me lëndë azotike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë