Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISKÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Degë e hollë, e gjatë dhe e drejtë; bisk i ri, bifkë, bitme, bilonjë. Lëshoi biskonjë. Preu një biskonjë. E ka shtatin si biskonjë.
2. fig. Vajzë a grua me shtat të gjatë e të drejtë, vajzë a grua shtathedhur, shtatselvi. Moj biskonjë shtathedhur, / Mos e mbaj kokën mënjanë, / Se na përvëlove fshatin! (folk.).
✱Sin.: shtathedhur, shtatselvi, shtatderdhur, shtatbilonjë, shtatbukur, shtatlastar, truphedhur, trupfiliz, trupdrejtë, truphijshëm, bojalleshë, azgane, kalore.
ZESHKÁN,~E mb. 1. Që është në ngjyrë të grurit a të bronzit, që e ka ngjyrën e lëkurës si në të zezë, i zeshkët, zijosh. Me fytyrë zeshkane. Lëkurë zeshkane. Vajzë (grua) zeshkane. Foshnja zeshkane. Janë zeshkanë dhe të shkurtër. U printe një ballabane zeshkane. Djali na qenka zeshkan, / Vajzën në krahë na e mban. (folk.).
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Një zeshkan i fuqishëm. Zeshkane e bukur. Mori një zeshkan (një zeshkane). I bëra shenjë zeshkanes që të afrohej. I pëlqejnë zeshkanet. E shoqëronte zeshkania Vito. Oj lulije, o moj zeshkane, / Shka po rrin kaq azgane! (folk.).
✱Sin.: i zeshkët, ezmer, murgash, murrak, i mushkëllyer, i muzgët, i zebër, zijosh, korrozi, sorrush, korropesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë