Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁFRO-AZIATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prejardhje nga Afrika dhe jeton në Azi; ai që i takon një bashkësie etnike të Afrikës që është vendosur disa qindra vite më parë në nënkontinentin indian (në vende, si Bangladesh, Pakistan, Sri Lankë, Indi etj.). Afro-aziatik i ardhur vonë. Valle afro-aziatike. Klimë afro-aziatike.
ÁFÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Oriolus oriolus, Coracias oriolus) Shpend me pendë të verdha dhe krahë të zinj, me zë të melodishëm, që jeton kryesisht në pyje dhe mjedise të gjelbra në Evropë dhe në Azi, kurse gjatë dimrit shtegton drejt Afrikës; bilbili i verdhë, bilbili evropian.
✱Sin.: beng, bengëz, blanoz, cikofua, cikopan, cirko, fikcë, fikfua, fiks, fugë, planos, verdhash, verdho.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë