Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Shkallë e veçantë në zhvillimin e një organizmi, të një dukurie, të një veprimtarie etj. Faza e lulëzimit (biol.). Fazat e sëmundjes. Faza e vezës (e qumështit).
2. elektr. Grup i veçantë i mbështjelljeve të gjeneratorit të rrymës së ndryshueshme. Rrymë me dy (tri) faza. Rënia në fazë.
3. sport. Pjesë e largësisë që përshkohet gjatë një gare çiklistike etj., etapë. Faza e parë (e fundit). Fazë eliminatore. Fazat e kampionatit.
4. astr. Secila nga gjendjet a pamjet e veçanta të Hënës ose të një planeti, sipas dritës që merr nga Dielli e sipas kohës së rrotullimit. Fazat e Hënës. Fazat e Marsit.
5. spec. Pjesë e veçantë e një aparati etj. Raketë me dy faza. Rrymë me tri faza (elektr.).
6. Gjendje e lëndës në një kohë e mjedis të caktuar. Fazë e avullt (e gaztë, e lëngët, e ngurtë).
✱Sin.: etapë, periudhë, stad.
♦ Doli (iku) nga faza (dikush) s’është në rregull nga mendja; u çmend fare, lajthiti, shkau; ka rrëshqitur nga mendja.
MJÉGULLT (i, e) mb. 1. Që është i veshur me mjegull, që ka mjegull; i mjegulluar. Kohë (ditë) e mjegullt. Qiell i mjegullt. Mëngjes i mjegullt.
2. fig. Që është i paqartë, i errët e i pakuptueshëm; që nuk është i përcaktuar qartë ose plotësisht i vërtetë a i përpiktë, i vagët; i turbullt. Përfytyrim i mjegullt. Kujtime të mjegullta. Ndjenjë e mjegullt. Premtime të mjegullta. Përgjigje e mjegullt.
✱Sin.: i mjegulluar, i avullt, i tymtë, i paqartë, i errët e i pakuptueshëm, i vagët, i vagëlluar, i vagullt, i turbullt, i mugët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë