Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANÍJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET tek. 1. det. Mjet i madh lundrimi, që përdoret për të mbartur nëpër ujë mallra e njerëz, për peshkim, për qëllime ushtarake etj. Anije tregtare (ushtarake). Anije akullthyese (aeroplanmbajtëse, nënujëse). Anije mallrash. Anije udhëtarësh (transporti). Anije peshkimi. Anije me avull (me vela, me motor). Kuverta e anijes. Kiçi (bashi) i anijes. Kapiteni i anijes. Ditari i anijes. Ngarkoj (shkarkoj) anijen. Fundoset anija. Hipi në anije. Anije druri (çeliku, betoni, plastike etj.).
2. av. Mjet për lundrim ajror ose për fluturime kozmike; raketë. Anije kozmike (ndërplanetare). Ulja e anijes në Hënë.
✱Sin.: vapor, avullore, gjemi, jaht, barkë, varkë, lundër, fajkore.
AVULLTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Kaldajë, avullore. Nisi punën avulltorja e re.
VAPÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Anije me avull, anije e madhe për udhëtarë dhe për të mbartur mallra në rrugë të largëta, avullore. Vaporët shqiptarë. Vapor oqeanik. Udhëtuan me vapor. Kuverta (lira) e vaporit. Kiçi i vaporit. Ekuipazhi i vaporit. Kapiteni i vaporit. Ngarkuan (shkarkuan) vaporin. Hipi në vapor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë