Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NISHÁN,~I m. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shenja që përpiqemi ta godasim kur shtiem. Vë nishan. Qëlloi në nishan. Ka nishan është i zoti për të qëlluar, qëllon mirë në shenjë. E vuri në nishan i drejtoi armën për ta qëlluar. Mori nishan shënoi; përcaktoi vijën më të mirë për të goditur diçka. Një nishan pushke (dyfeku) largësi aq sa e rrok plumbi.
2. Njollë e vogël a kokërr me ngjyrë të errët në lëkurën e fytyrës ose të trupit, të cilën e ka njeriu prej lindjes, ose që del gjatë jetës; mbresë që mbetet nga një sëmundje ose nga një plagë; qukë. Nishan me qime. Ka një nishan të zi në mjekër. I la lia nishane në fytyrë.
3. etnogr. Unazat e dhuratat e tjera që shkëmbehen me rastin e fejesës, shenjë. Shkëmbimi i nishaneve. I dërgoi nishanet. Ktheu nishanin prishi fejesën.
4. Shenjë për të dalluar diçka nga një tjetër. Nishan dallues. I bëri një nishan. I vuri nishan. S’ka ndonjë nishan. Nishanet e mishit pjesët më të mira të një mishi të therur, që u jepen miqve sipas rëndësisë që kanë në një gosti. Kryet e dashit është një nga nishanet më të rëndësishme.
5. vet. sh. Shenja paralajmëruese. Nishane të mira (të këqija). Siç duken nishanet...
6. vjet. Dekoratë. Nishan ari. E kishte gjoksin tërë nishane. Nuk i pranonin nishanet e sulltanit.
✱Sin.: shenjë, njollëz, pullë, lot, lez, follë, zhibël, lyth, yll, qukë, avrapë, shollondur, unazë, dhuratë, medalje.
♦ (Humbi) pa *nam e pa nishan (dikush a diçka). I humbi (s’i gjendet) nishani (diçkaje) nuk ka mbetur asgjë, nuk ka mbetur as edhe një i vetëm; (humbi) pa nam e pa nishan. Sa një nishan dyfeku shumë afër, jo larg; një vrap pele (gomari). E vuri në nishan (dikë) e ka vendosur që ta godasë a ta dëmtojë; e ka vënë (e ka) në shenjë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë