Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVLLÍ,~AI f. sh. ~, ~TË [AVLÍ,~A] 1. Mur që rrethon oborrin ose një copë toke rrotull shtëpisë. Avlli e lartë. Mur avllie. Shtëpi me avlli. Kapërcej avllinë. Rrethoj me avlli. Hipi mbi avlli. Shemb avllinë.
2. Oborr i rrethuar me mur. Avllia e shtëpisë. Në mes të avllisë. Hyj (dal) në avlli. Rri në avlli. Pastroj avllinë.
♦ I bën drita avllia (dikujt). S’e kapërcen (s’e kalon) avllinë (dikush) shih s’ka dalë nga pragu (dikush).
SHTËPÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Ndërtesë për të banuar (zakonisht për një familje a për familje të një gjaku); banesë; apartament ku banon një familje. Shtëpi e madhe (përdhese, dykatëshe, elbasançe). Shtëpia jonë. Shtëpi fshati. Shtëpi me gurë (me tulla, me qerpiç). Shtëpi me dy (tre) kate. Shtëpi me avlli. Shtëpi me qira. Një shtëpi këtu, një atje. Oborri (kopshti) i shtëpisë. Bukë (gjellë) shtëpie. Punët e shtëpisë. I zoti i shtëpisë. Detyra shtëpie detyra që nxënësi i bën në shtëpi. Ka shtëpi të mirë. Mori shtëpi të re. Ndërtoi (bëri, bleu) një shtëpi. E shiti shtëpinë. Fshij (pastroj, lyej, laj, shtroj, zbukuroj, qeveris) shtëpinë. E mban shtëpinë mirë. Nuk mblidhej në shtëpi. Nuk del nga shtëpia. Pa shtëpi, pa katandi. Shkoi (u mbyll, rrinte) në shtëpi. Ku e ka shtëpinë? Eja nga shtëpia! Rri si në shtëpinë tënde! E mbushi shtëpinë plot me të mira. Shtëpinë shite, shokun mbaje! (fj. u.).
2. Pjesëtarët e një familjeje që jetojnë së bashku në një shtëpi, familje; derë; familja e vështruar nga ana e kushteve dhe e nevojave të jetesës. Shtëpi e dëgjuar (e vjetër, e madhe, mikpritëse). Shtëpi patriotësh (heronjsh, trimash). Shtëpi pushke. Njerëzit e shtëpisë. Njeri i shtëpisë njeri që na vjen dendur në shtëpi dhe që e ndiejmë si të afërt. Zonjë shtëpie. Mjeku i shtëpisë. Shtylla e shtëpisë. Ka qenë shtëpi e parë. Është nga shtëpi e mirë. Jemi një shtëpi (të një shtëpie). Hapi (çeli) shtëpi të re (më vete) krijoi familje të re e banon veçan. Si i ka nga shtëpia? Ngriti shtëpinë me këmbë. Fshat me dyqind shtëpi. U shpërngulën njëzet shtëpi. Njeri me shtëpi. Shtëpi pa fjalë familje pa grindje e mosmarrëveshje. Djalë (vajzë, nuse) për shtëpi. Ai e mban shtëpinë. Shtiu zjarrin në shtëpi shtiu sherrin në familje. U bënë (një) shtëpi lidhën krushqi e krijuar, lidhje familjare të ngushta. Ishin një shtëpi, po u bënë dy zjarre. I ra shtëpia mbi kokë i duhej të përballonte vetë shpenzimet për jetesën e familjes, mbeti zot shtëpie. S’ishte për shtëpi. Nuk mbahet shtëpia me miell hua. (fj. u.).
4. Dhomë. Shtëpia e zjarrit (e bukës).
5. fig., bised. Atdheu, vatra. Na kishte shkelur i huaji në shtëpi.
6. Institucion shtetëror, i ngritur për të përmbushur nevoja të ndryshme kulturore, arsimore, edukuese, shëndetësore etj. të masave punonjëse; ndërtesa e një institucioni të tillë. Shtëpitë botuese. Shtëpi kulture. Shtëpi pushimi. Shtëpia e lindjes. Shtëpia e fëmijës institucion edukues ku jetojnë e rriten fëmijët pa prindër. Shtëpia e pionierit. Shtëpia e foshnjës institucion shtetëror ku rriten dhe edukohen fëmijët e vegjël për të cilët nuk mund të kujdesen prindërit a të afërmit e tjerë të tyre. Shtëpia e pleqve. Shtëpia e mësuesit. Shtëpi pritjeje. Shtëpia e arsimit shëndetësor. Shtëpia e oficerëve.
7. Sipërmarrje a firmë tregtare.
8. hist. Dinasti, familje, derë. Shtëpia e Habsburgëve.
9. bised. Vendi ku hyn bishti në vegla të ndryshme; vendi ku vihet guri në unazë; fole. Shtëpia e sëpatës (e kazmës, e kosës). Shtëpia e unazës. Nuk e nxë bishtin shtëpia.
♦Bëhet *plak në shtëpinë e botës (dikush) keq. E bën shtëpinë në *udhë (në mes të udhës) (dikush). Bën si në shtëpi të vet (dikush). 1. Sillet lirisht diku, nuk e ndien veten ngushtë. 2. Nuk ka fare droje e cipë dhe nuk pyet për të tjerët; sillet sipas qejfit dhe sipas interesit të vet; bën si në oborrin e vet. Nuk e di (se) ku rri (ku bie) me shtëpi (diçka) s’di asgjë për diçka, s’kam haber fare për të; nuk e njoh fare. Ia di sa *trarë ka në shtëpi (dikush). Gjeti shtëpinë e priftit (dikush) iron. pati fat se ra në mjedis të këndshëm a të rehatshëm, i ka të gjitha të mirat, nuk i mungon asgjë, nuk vuan për asgjë, nuk ka asnjë shqetësim, as që do t’ia dijë; e gjeti e mira vetë (dikë); s’i dhemb (më) koka (kryet) (dikujt); i ka zënë lopata ujë (dikujt); është si veshka në mes të dhjamit. Na hëngri *pragun e shtëpisë (dikush) përçm. I hap *derën e të rrëmben shtëpinë (dikush). Ia heq shtëpia (dikujt) ka traditë familjare për diçka, e ka zakon a për fis; i shkon pas sërës. Të jep *kusinë e të merr shtëpinë (dikush) keq. Të jep edhe *trarët e shtëpisë (dikush). S’i këndon më *gjeli në shtëpi (dikujt). E mbylli shtëpinë (dikush) nuk la njeri prapa nga familja e vet; e la shkretë e pa njeri; e mbylli derën. Iu mbyll shtëpia (dikujt) mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; mbeti shkretë e pa njeri; iu shua shtëpia; iu mbyll dera; iu shua pragu; iu shkulën caranjtë e vatrës. Përmbys (djeg) shtëpinë (për dikë) është shumë mikpritës; të pret me gjithë zemër, të pret me gjithë të mirat; s’di ç’të bëjë që të të kënaqë, bën çmos për ta kënaqur mikun sa më shumë; ia bën me majë (dikujt); e bën lëmë (dikush); e bën killë (dikush). Pa plëng e pa *shtëpi (pa cak). Prish shtëpi e bën kasolle (dikush) prish diçka të madhe e me shumë vlerë për diçka të vogël e me pak vlerë; prish bucela (bute) e bën kënaçe. Me shtëpi e bagëti me të gjitha, me gjithçka; me laçka e me plaçka. Shtëpi pa qira iron. bised. burg. Iu shua shtëpia (dikujt) i vdiqën të gjithë, mbeti pa njeri; mbeti pa fëmijë, nuk la pasardhës; iu mbyll shtëpia; iu shua dera. I vuri *kyçin (drynin, çelësin) shtëpisë (dikush). I vuri *rezen shtëpisë (derës) (dikush). Zbulon (prish) shtëpinë për të mbuluar stanin (dikush) prish diçka të madhe e me shumë vlerë për diçka të vogël e me pak vlerë; prish shtëpi e bën kasolle; qep një pëllëmbë e shqep një pash. I zëntë shtëpia *bar! (dikujt) mallk.
ZHGALÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i shembur a i rrëzuar. Mur (shkëmb) i zhgalitur. Avlli e zhgalitur.
2. Që është i lodhur, i rraskapitur nga puna, mundimi, mosha etj. Plak i zhgalitur.Mjerisht, kurmi i tij ish tepër i zhgalitur.
3. fig. Që i është venitur e dobësuar besimi që ka për diçka a për dikë. Besim i zhgalitur nga dita në ditë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë