Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LÍG/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Gjendje e rëndë e me mundime, e keqe; diçka e keqe që të mundon, vuajtje, fatkeqësi; rrezik; veprim i dëmshëm e i rrezikshëm për njerëzit; kund. e mirë. E liga e të ligave e keqja më e madhe. Burimi i të ligave. E bëri nga e liga. Bëri shumë të liga. E kërkoi vetë të ligën. Nuk e do të ligën. Ia hoqi të ligën. E mposhti (e përballoi) të ligën. E zuri e liga. I ndjell të ligën. I ka sjellë shumë të liga. Hoqi (vuajti, plasi) nga e liga. E ndjeu të ligën. Ndanë të mirat e të ligat. - I marrsh të ligat! - Ruaju së ligës! E liga bëhet menjëherë (shpejt). I doli së ligës përpara. E mira dhe e liga mbahen mend. Duhet ndarë e mira nga e liga.
2. Sjellje e keqe a qëndrim i keq që nuk përputhet me normat e moralit; rruga e keqe që ka zënë dikush. Ka hyrë në të liga.
3. Sëmundje e rëndë; sëmundja e tokës, epilepsia. U shërua nga e liga. I ra (e zuri) e liga. I doli (iu shpif) e liga. E mori e liga vdiq nga sëmundja.
4. krahin., zakon. sh. Të pëgërat e njeriut. Hodhi (derdhi) të ligat.
5. krahin. Nevojtore. Të ligën e kanë jashtë (në oborr).
✱Sin.: e ligë, e keqe, vuajtje, fatkeqësi, rrezik, rrugaçëri, epilepsi, të pëgëra, nevojtore.
♦ I është avitur e liga (dikujt) është në rrezik të madh, për pak mund ta pësojë ose të shpëtojë; nuk ka asnjë siguri, rreziku është fare pranë; varet (është) në fije të perit (të flokut) (dikush). Kyç e liga! ngush. mos i ndodhtë kurrë gjë e keqe! Na e mori të ligën (*të keqen) (dikush) mospërf. Të marrsha të ligën! shih të marrsha të keqen! Më marrsh të ligat! mallk. shih më marrsh të keqen! mallk. E shtyn e liga (dikë) bën një faj padashur, bie në faj; e shtyn (e mëson) shejtani.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë