Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVENTURIÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që kërkon e bën aventura, njeri i dhënë pas aventurave. Jetë aventurieri. Është aventurier.
2. Ai që vepron pa parime, që kryen veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme, ai që ka prirje për aventurizëm. Aventurier i njohur. U soll si aventurier.
AVENTURIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që kërkon e bën aventura, ajo që është dhënë pas aventurave. Është aventuriere. Një aventuriere e rrallë. Aventuriere me shpirt.
2. Ajo që vepron pa parime, që kryen veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme, ajo që ka prirje për aventurizëm. Sjellje e aventurieres. Përvoja dhe historitë e aventurieres.
AVENTURÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. Veprimtari që synon të arrijë lehtë një qëllim të caktuar me përpjekje të pamatura, të papeshuara e të paparim; prirje për aventura; veprime të guximshme që mund të çojnë në pasoja të paparashikuara ose të rrezikshme. Aventurizëm politik. Bie (kalon) në aventurizëm. Aventurizëm i paparë. Aventurizëm i rrezikshëm. Aventurizëm në biznes. Aventurizëm i guximshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë