Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVENTURIÉR,~E mb., libr. Që ka prirje për aventura ose që është i gatshëm të përfshihet në situata sfiduese dhe të pasigurta, shpesh të rrezikshme ose emocionuese; që vepron pa parime e me mendjelehtësi, që u hyn punëve të rrezikshme pa i peshuar mirë. Djalosh aventurier. Artist aventurier. Grup aventurier. Tip aventurier. Politikë aventuriere. Plan aventurier.
AVENTURIÉR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që kërkon e bën aventura, ajo që është dhënë pas aventurave. Është aventuriere. Një aventuriere e rrallë. Aventuriere me shpirt.
2. Ajo që vepron pa parime, që kryen veprime të papeshuara, të rrezikshme e të pandershme, ajo që ka prirje për aventurizëm. Sjellje e aventurieres. Përvoja dhe historitë e aventurieres.
AVENTURÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Aventuriere.
HAMÁDREQ/E,~JA f. sh. ~, ~ET 1. Ajo që merret vetëm me punë të liga.
2. Ajo që u hyn punëve të rrezikshme, pa peshuar mirë rrezikun që i kanoset.
3. Ajo që është mendjelehtë, që mendon e gjykon në mënyrë të përciptë; guximtare, kokëkrisur.
4. Ajo që ka prirje për aventura, aventuriere.
5. Ajo që është dorëlëshuar, që shpenzon e harxhon shumë para ose të holla.
✱Sin.: prishanike, dorëlëshuar, aventuriere, mendjelehtë, e përciptë, e cekëta.
VAGABÓND/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që nuk ka një vendbanim a strehë të përhershme dhe që lëviz nga një vend në tjetrin pa ndonjë qëllim të caktuar; ajo që endet rrugëve pa punë dhe e pastabilizuar në jetë; ajo që nuk ndjek rregullat dhe normat shoqërore e që bën veprime të dënueshme. Ajo vagabondja e kishte fajin. Çfarë nuk pret nga vagabondet.
✱Sin.: rrugaçe, endacake, bredharake, aventuriere.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë