Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TRÁSHË ndajf. 1. Me prerje tërthore të madhe a me diametër të madh, me gjerësi të madhe; kund. hollë. E mprehu lapsin trashë. E tori fillin trashë.
2. Në copa a në rriska të gjera; kund. hollë. E griu duhanin trashë. E preu bukën trashë. E leu bukën trashë. E qëroi mollën (dardhën) trashë.
3. Me kokrriza a me thërrmija të mëdha, jo imët, ashpër; jo hollë; kund. hollë. E bloi trashë misrin (grurin, kafenë). Vishet trashë vishet me rroba të trasha, vishet si në dimër.
4. Jo hollë, jo ujshëm (kur del jashtë); kund. hollë. Doli trashë.
5. fig. Shkel e shko, pa mjeshtëri, pa shije e pa kujdes, me të meta, jo hollë; kund. hollë. Punon trashë. E ka qepur trashë.
6. fig., bised. Në mënyrë të pakuptueshme, ose që kuptohet me vështirësi, me një gjuhë jo të përpunuar, jo në gjuhën letrare; jo në mënyrë të hijshme, rëndë. Flet trashë.
7. bised. Shumë, me bollëk. Ka bërë trashë gruri (misri). Kanë bërë trashë pemët.
✱Sin.: ashpër avdallçe, hamallçe, halldupçe, hamallisht, rëndë, shumë.
♦ Bie trashë (me dikë) nuk di si të sillem me dikë, jam ashpërsuar a kam ngecur me të e nuk di si t’ia dal mbanë; jam (bie) ngushtë. Bluan trashë (dikush) flet pa u menduar e pa i kontrolluar fjalët, thotë budallallëqe; nuk është i zgjuar e i hollë; bluan të trasha; bluan ashpër; kund. bluan hollë. Ia kalon trashë (dikush) është në gjendje të mirë ekonomike, nuk i mungon asgjë e jeton në bollëk; ka plot për të ngrënë e për të pirë. E la trashë (diçka) nuk e sqaroi një çështje në hollësi, e paraqiti në vija të përgjithshme pa e zbërthyer; e tha a e trajtoi në përgjithësi; (e dha) në vija të trasha. Trashë e gjatë me hollësi, dukë i përmendur të gjitha; gjerë e gjatë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë